( përgjigje për pretendimet në debatin e fundit)
Tanush Çaushi
Pas një diskutimi në emisionin tek A2CNN për Urdhrin e Inxhinierit dhe pretendimeve të Znj.Bozo dhe mbështetësve të saj.
1. Pretendimi i parë se kudo profesioni i inxhinierit është i rregulluar me Urdhra. 2.Pretendimi i dytë se mungesa e këtij urdhri është pengesë për në BE. Vendosa të hulumtoja për këto dy çështje. Sipas hulumtimeve që bëra situata në BE dhe Ballkanin Perëndimor është si më poshtë:
Profesioni i inxhinierëve është i rregulluar në mënyra të ndryshme në vendet e Bashkimit Evropian dhe Ballkanin Perëndimor. Në bazë të analizës së të dhënave për 31 vende, kemi një ndarje të dukshme midis rregullimit nga institucionet shtetërore dhe organizatat jofitimprurëse (OJF).
Bazuar tek studimi që kam kryer më poshtë është dhënë Statistika e Rregullimit të profesionit të inxhinierit në BE dhe në rajon:
1) Rezultati i parë:
16 nga 31 vende (51.6%) kanë rregullime të profesioneve inxhinierike që menaxhohen kryesisht nga institucione shtetërore. Këto institucione janë përgjegjëse për dhënien e licencave, monitorimin dhe ndëshkimin sipas shkeljeve. Shembuj përfshijnë Austrinë, Gjermaninë dhe Luksemburgun...etj
2) Rezultati i dytë:
15 nga 31 vende (48.4%) kanë rregullime të profesioneve inxhinierike që menaxhohen kryesisht nga organizatave jofitimprurëse (OJF). Këto organizata shpesh kanë përgjegjësi të mëdha në licencim dhe monitorim, duke përfshirë OJF-të në Belgjikë, Irlandë dhe Itali.
Studimi tregon se pothuajse gjysma e vendeve kanë zgjedhur të rregullojnë profesionin e inxhinierit përmes institucioneve shtetërore, ndërsa gjysma tjetër përdor OJF-të për këtë qëllim.
Rasti i Shqipërisë në Krahasim me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën
Në Shqipëri aktualisht, licencimi dhe monitorimi janë në duart e institucioneve shtetërore.
Propozimi për të kaluar këto përgjegjësi në një OJF, siç është "Urdhri i Inxhinierit", ka shkaktuar debate. Argumenti kryesor që unë kam përveçse defektet e evidentuara dhe shkeljeve ligjore është se struktura dhe funksionimi i institucioneve të OJF-ve nuk janë të përshtatshme për realitetin shqiptar për disa arsye:
1.Transparenca dhe Besueshmëria e ulët
2.Kapacitetet Institucionale
3.Nevoja për Kontroll Qendror
Maqedonia e Veriut dhe Kosova ashtu si Shqipëria, përdorin struktura shtetërore për rregullimin e profesionit të inxhinierëve.
Në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Transportit është përgjegjëse për licencimin dhe monitorimin e inxhinierëve, ndërsa në Kosovë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kryen këto funksione.
Në rastin e Shqipërisë, rregullimi i profesionit të inxhinierëve përmes institucioneve shtetërore është më i përshtatshëm, duke marrë parasysh sfidat unike dhe nevojën për kontroll qendror dhe të qëndrueshëm.
Comentários