top of page
Search

"Ura e Vashës" vepër interesante projektuar nga Inxhinierët shqiptarë

Updated: May 10, 2020

Një vepër shumë interesante nga pikëpamja inxhinierike është tashmë ndërtuar tek Rruga e Arbrit. Është fjala për urën me konstruksion metalik që njihet me emrin "Ura e Vashës".

Ing.Hydajet Tota

Loti i rrugës së Arbrit nga Zall-Bastari tek Ura e Vashës është më i rëndësishmi i këtij projekti.

Ky Lot është i gjatë rreth 22.9 km dhe kalon në një reliev të vështirë malor.

Rruga e Arbrit do të ketë gjithsej 6 ura në total.

Ura me hapësirë drite më të madhe është Ura e Vashës e cila kalon mbi lumin Mat dhe ka një gjatësi 398 metra. Kjo urë është ndërtuar me konstruksion metalik.

Inxhinier Strukturist Hydajet Tota dhe Ing.Strukturiste Lavdie Birbo janë projektuesit e kësaj ure.

Hydajet Tota është një emër shumë i njohur i projektimit konstruktiv shqiptar. Që në Fakultet ai ka spikatur me prirje të theksuara në lëndët inxhinierike, duke ndihmuar edhe shumë studentë në detyrat e kursit dhe projektet.

Ai është njëkohësisht edhe projektues i shumë veprave të tjera inxhinierike si Ura, Objekte banimi, konstruksione metalike me shkallë të lartë vështirësie etj.

Projektimi i kësaj vepre tregon për një nivel të lartë të projektuesve shqiptarë. Projektues të tillë duhet të vlerësohen nga shoqëria dhe jo të kujtohemi për vlerat vetëm kur na shkund tërmeti dhe kaplon virusi.



Comments


bottom of page