Inxhinier Gjovalin Gjadri (1898-1974) asht konsiderue prej specialistave si pasues i denjë i gjeniut të shkencave të ndërtimit Karl Gegës.
Risia e tij – vërejnë specialistat e asaj lamije si Fr. Arch. Gjon Radovani - shihet kryesisht në thjeshtësimin e përllogaritjes së vijave influentike të harkut të mbërthyem si dhe në zgjidhjen matematike me zbatueshmëni në arkitekturë të traut të pandërpremë me tri ose katër hapsina të ndërmjetme si dhe shmangien e tabelave statike.
Këto risi ai i realizoi me sukses në Urën e Gomsiqes, e cila për kohën ishte moderne në gjithë Europën dhe paraqiste forma elegante dhe të pazakonta për vendin tonë.
Në vitin 1936 ing. Gjadri paraqiti kumtesen e tij “Mbi problemet e urave në Shqipni” në Kongresin II të IABSE (International Association for Bridge and Structural Engineering) – ku ilustroi gjetjet e tija origjinale.
Mjerisht në tërheqjen e saj përfundimtare Wehrmacht-i gjerman e hodhi në erë Urën e Gomsiqes prej së cilës na mbesin disa foto të bukura të Marubbit.
Comments