Uragani Dorian po rrezikon Xhorxhian dhe Karolinën.Stuhia që shpërtheu në Bahamas ka patur viktima ku numri i tyre pritet të rritet në ditët në vazhdim.
Pasi shkatërroi një pjesë të Bahamas, uragani Dorian sot vazhdoi të vrapojë drejt veriut dhe parashikohet të qëndrojë rrezikshëm pranë brigjeve të Shteteve të Bashkuara Juglindore. Parashikuesit e motit deklaruan se stuhia po lë gradualisht Floridan, por ajo kërcënon brigjet e Xhorxhias dhe Karolinës Lindore me erëra të rrezikshme, shira dhe stuhi të fuqishme.
Qendra Kombëtare e Uraganit para disa orësh u shpreh se gjurmët e stuhisë janë afër dhe pothuajse paralele me bregdetin Juglindor të Shteteve të Bashkuara dhe çdo devijim në të majtë mund të sjellë qendrën e stuhisë në të gjithë bregdetin e Karolinës.
Por, pavarësisht se ku shkon qendra e uraganit Dorian,rritja e stuhisë që kërcënon jetët dhe erërat e rrezikshme, pritet të jenë një çështje përgjatë brigjeve të Floridas, Xhorxhias, Karolinës dhe Virxhinias. Përmbytje të mëdhaja parashikohen të bëhen në bregdetin e Xhorxhias dhe Karolinës Lindore.
Comments