top of page
Search

Urdhri i Inxhinierit një zhgënjim i madh


Nga Tanush Çaushi


Ndërsa po lexoja i interesuar Draftin për ligjin e ri të propozuar nga Deputetja Luljeta Bozo për Urdhrin e Inxhinierit po shfletoja me respekt me shpresën se më në fund do lexoja diçka të hajrit.

Tek e fundit ti mbetesh gjithmonë profesorja ime dhe inxhinierët janë nga komunitetet e profesionistëve që merren me punë dhe jo me llafe e me politikë boshe.

- "Do ketë gjëra të mira, mendova". Më në fund një përfaqësuese e jona do na japë krahun dhe mbështetjen.

Por nuk ndodhi kështu?!! U çudita nga ato që po lexoja.

Por, Profesore më ke zhgënjyer shumë. Jam i turpëruar nga ky veprim juaji. Më ke zhgënjyer sepse je bashkuar me llumin e arbitraritetit të kësaj qeverisjeje. Profesore, e kuptova përfundimisht se përpjekja për Urdhrin e Ixhinierit është vetëm për interesa të ngushta klienteliste dhe emri juaj në të nuk ju nderon aspak, por ju përlyen dhe shumë keq madje në një moshë fisnike. Fakti që ju jeni në një moshë fisnike më çudit shumë që keni bërë një lapsus të tillë. Jeni në moshën e gjyshes sime të thyer në moshë dhe po veproni si një "hajdute ordinere" që mundohet të vjedhë të ardhmen e gjeneratave të inxhinierëve shqiptarë. Kush jeni juve që do të diskutoni vlefshmërinë e liçensave tona? Cilat janë argumentet tuaja që keni hartuar një ligj kaq cinik? Cili është legjislacioni që ju jeni mbështetur që një OJF të dalë mbi Universitetin Ministrinë, eksperiencën dhe Kushtetutën, apo vetëm mendimet tuaja emocionale? Si mund të ndodhë që të dërgohen në "gijotinë" projektuesit dhe ndërtuesit e Shqipërisë duke filluar nga viti zero? Ne kemi ndërtuar dhe po ndërtojmë Shqipërinë dhe ky është fakti dhe e vërteta e madhe. Ato që juve akuzoni argumentoni si "gjendje e keqe" apo situatë është vetëm në trurin tuaj. Janë persona me shumë vite eksperiencë nga pesë deri dhjetra vite dhe autorë të shumë veprave të projektuara dhe zbatuara dhe këto ju i shumëzoni me zero? Ju po përpiqeni që një organizate jofitimprurëse OJF ti jepni kompetencat e gllabërimit të të drejtës së profesionistëve inxhinierë? Nuk po më besohet. Ju po kërkoni që me një të rënë të lapsit ti hiqni të drejtën e ushtrimit të profesionit Inxhinierëve shqiptarë? Ju po shumëzoni me zero eksperiencën shumëvjeçare të inxhinierëve shqiptarë? Luljeta, ne na ka sprovuar edhe tërmeti, përmbytjet, zjarret dhe ja kemi dalë, por sprovë të tillë nuk kemi kaluar asnjëherë. Dhe kjo nuk është sfidë me zanatin dhe inxhinierinë, por një ndeshje me harbutërinë dhe me hajdutërinë. Duke ju kërkuar me respekt të tërhiqeni nga ky ligj "anti vlerash " po ju kujtoj një shprehje shumë të famshme: - Një gjë e nisur keq do bëhet edhe më keq. Dhe ju e keni nisur shumë keq. Prandaj hiqni dorë nga ky ligj i nivelit të ulët dhe kërkoni ndjesë publike për këtë gabim. Le ta quajmë një lapsus që nuk ka ndodhur kurrë. Përndryshe inxhinierët duhet ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqeve të njëpasnjëshme në të drejtën e tyre kushtetuese dhe ligjore.

Comments


bottom of page