top of page
Search

Urrejtja, një fenomen epidemik

Nga Shpresa Rupar

Nëse i kthehemi paksa historisë dhe ngjarjeve të ndryshme, shumë prejt tyre janë edhe sot inspirim dhe në fakt është inspirim të shohësh një komunitet apo një shtet të bashkojë forcat për të lehtësuar apo parandaluar një katastrofë. Mobilizimi i popullatës apo i gjithë burimeve të mundshme për zgjidhjen e problemeve të ndryshme si në rastet e fundit për shuarjen e zjarreve, ndihma që ju jepet të prekurve nga fatkeqësitë e ndryshme apo në rastet e sëmundjeve epidemike si dje apo edhe sot është për tu admiruar.

Kjo urretje sjell edhe dëme të ndryshme fizike dhe natyrisht me zhvillimin e sotëm kemi ilaçe pa fund për tu marrë me kurimin e pasojave fizike, duke harruar që kjo urrejtje e tjerrë me vite e vite pa fund është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme. Çdo urrejtje ka burime dhe arsye të ndryshme. Ajo çka urren një grup njerëzish apo një individ është komplet e kundërta nga ajo çka urren grupi apo individi në anën e kundërt.

Çfarë sjell kjo? Konfrontimin. Konfrontim brenda familjes, konfrontim mes miqsh, konfrontim brenda shkollës, konfrontim në vendin e punës, konfrontim mes politikanëve apo individëve për bindje të ndryshme, e të tjera, e të tjera – këtu mund të jetë një list e pafundme. Shpesh ofrohen disa zgjidhje të pjesshme apo të përkohshme ndaj një problemi të caktuar, por ngelen vetëm deri aty.

Sipas disa të dhënave të fundit, bazuar në anketa dhe studime të ndryshme janë tre zgjidhje të mundshme për këtë fenomen, dhe për këtë bien dakord shumë nga këto grupe me mendime të ndryshme:

  1. Pranimi I faktit të të qenit ndryshe apo me mendime të kundërta. Duke pranuar atë mendim, veshje, kulturë ndryshe evitojmë përshkallëzimin e këtij fenomeni, ose, personalisht mednoj që nuk do kismet vend për urrejtjen.

  2. Në çdo problem të kërkohet, të pranohet dhe ti kushtohet vëmendje asaj çka është e përbashkët.

  3. Toleranca kur ndesheni me mendime ndryshe.

Këto tre pika mund të jenë fillimi i moseskalimit të një situate, por vetëm fillimi, pasi sot ka aq shumë urretje dhe aq shumë arsye për urrejtje, qoftë kjo mes individëve, grupeve të ndryshme etnike apo shteteve, saqë është bërë e vështirë zgjidhja e tyre vetëm duke praktikuar këto tre pika më sipër.

Unë nuk jam në pozitën e duhur për të trajtuar këtë urrejtje me detaje, thjesht si individ e shoh si një fenomen që ekziston. Thjesht dua të them që aty ku ka vullnet të mirë urrejtja nuk mund të mbijetojë dhe ndoshta po ta fillojmë mes individëve, qoftë ky ndërgjegjësim brenda familjes apo grupesh më të vegjël, ndoshta mund të arrijmë më shpejt edhe në shkallë më të gjerë. Qysh para 2000 vjetësh ekziston shprehja, që edhe sot mund ta quajmë reale: “Kur ka vullnet të mirë mes njerëzve, mbi Tokë mbizotëron paqja.”




Comments


bottom of page