Nga Tanush Çaushi
Covid-19 tashmë po bëhet edhe 21. Lajmet për vaksinat kanë pushtuar mediat në gjithë Tokën. Sa vjen dhe shtohet numri i vaksinave dhe duket se kanë ndarë " territoret e sundimit" dhe përfitimit ekonomik. Ndërkohë mijëra veta vdesin përditë në Tokë. Në fakt ky virus i ri të ngjan si një "smart virus" që nuk i përmbahet rregullave dhe ligjeve të deritanishme të viruseve. Nuk është e tepërt të themi se mesa duket është një virus i prodhuar nga Laboratori.
Pas daljes së vaksinave një pyetje lind natyrshëm:
nëse gjetja e shërimit për një virus që modifikoni ADN zgjati rreth një vit, përse për sëmundje të tjera siç janë atë vdekjeprurëse apo Autoimune dhjetra vite kërkime shkencore dhe asnjë ilaç përfundimisht që të shëron?
A nuk është kjo një kontradiktë? Po të shkojmë akoma më thellë dhe të shikojmë shifrat e dollarëve që fitojnë prodhuesit e këtyre ilaçeve ( që llogariten miliarda dollarë ), ndoshta kjo është e kuptueshme se përse sot nuk kemi ilaçe shëruese për shumë sëmundje të rënda siç janë: kanceri, diabeti, neurologjiket, autoimunet, etj. Nëse ilaçi për një virus smart dhe inteligjent si ky gjendet brenda një viti, po dhjetëra vite nuk mjaftojnë për të gjetur ilaçet për sëmundjet e tjera? Mesa duket jeta është më e lirë sesa fitimi galopant miliarda dollarësh i prodhuesve të ilaçeve dhe interesi mesa duket është që pacientët të marrin ilaçet e kushtueshme dhe jo ilaçin që i shëron përfundimisht.
Paradoks është gjithashtu edhe se financuesit më të mëdhenj të kërkimeve shkencore janë këto kompani. Mesa duket zbulimet dhe kërkimet kanë objektiva të tjera dhe jo në shërbim të njerëzimit.
Le të shpresojmë që të paktën kjo vaksinë e Covid-19, të jetë në shërbim të njerëzimit dhe jo në të kundërt.
Comments