top of page
Search

Vaksina kineze, tashmë kalon për provë tek njerëzit

Sipas revistës së njohur "Science, një vaksinë eksperimentale për virusin COVID-19 mbroi majmunët nga kapja e infeksionit viral.

Vaksina e re tani ka hyrë në prova klinike në Kinë për të provuar ilaçin te njerëzit. Shkencetaret ne Twitter në 22 Prill jane shprehur: "Pra, kjo është e dhëna e parë paraklinike 'serioze' që kam parë për një kandidat aktual të vaksinave," tha Florian Krammer, profesor në Departamentin e Mikrobiologjisë në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai.

Tashmë do të kryhen studime klinike tek njerëzit. Do t'u jepen si fillim144 individëve për të përcaktuar nëse është e sigurt, do të thotë se nuk shkakton efekte anësore të rrezikshme, sipas ClinicalTrials.gov.

Vaksina më pas do të testohet në më shumë se 1.000 persona vullnetarë shtesë për të përcaktuar nëse ajo shkakton një reagim të duhur imunitar, i tha revistës Science Meng Weining, drejtori i lartë i Sinovac.

Më interesantja është fakti se për prodhimin e saj nuk kërkohet ndonjë teknologji e lartë, por tradicionale. Në këtë mënyrë edhe vendet jo të zhvilluara mund ta prodhojnë vetë këtë vaksinë.

Comments


bottom of page