top of page
Search

Vetvrasja nuk është tregues i karakterit të një njeriu!

Nga SILVANA LOKA


Këto ditë, hedhja e një gazetari nga kati i katërt i një godine, përtej hamendësimeve lidhur me rrethanat e vdekjes, ka nxitur diskutime të ethshme lidhur me vetvrasjen si sjellje e shëndetit.

Përtej dhimbjes për humbjen e njeriut të dashur dhe gjithë gamës së shumëfishtë të emocioneve dhe mendimeve që vijnë sa nga humbja aq edhe nga mënyra e humbjes, si psikologe, ndjej përgjegjësinë të saktësoj disa qëndrime të gabuara për vetvrasjen.

- Ndryshe nga sa shkruani, vetvrasja nuk është dëshmi as e trimërisë dhe as e mungesës së saj!

- Ndryshe nga sa shkruani, vetvrasja nuk është as pasojë e gjenialitetit dhe as tregues i mungesës së tij!

Në fakt, vetvrasja:

- është një reagim ekstrem kur njeriu gjendet në një situatë ekstreme stresuese,

- nuk ka mekanizma për t'u përshtatur dhe

- e shikon vetvrasjen si mënyrën e vetme për të shpëtuar.

Individët më në risk për të kryer vetvrasje janë ata, të cilët:

- kanë bërë tentativa për të vrarë veten në të kaluarën,

- flasin shumë shpesh për vdekjen dhe vetvrasjen,

- i përkasin kryesisht grupmoshës 45-55 vjeçare,

- janë kryesisht meshkuj pasi zgjedhin mjete shumë më vdekjeprurëse sesa femrat,

- janë kryesisht të divorcuar, të ve, beqar dhe me probleme serioze në marrëdhëniet partneriale,

- përjetojnë depresion dhe/ose abuzojnë me substancat dhe MBI TË GJITHA

- NDJEHEN TË PASHPRESË!!!

Çfarë është e rëndësishme të kuptohet është që vetvrasja mund të parandalohet dhe, si e tillë, kërkon të jemi një sistem i mirë mbështetës për individët që janë në risk, t'i drejtojmë drejt marrjes së ndihmës profesionale në një psikolog dhe psikiatër dhe, mbi të gjitha, të mos guxojmë ta gjykojmë tendencën e tyre për vetvrasje si reduktim apo dëshmi e 'burrërisë' së tyre!!!

***

Të dashur miq që keni shkruajtur lidhur me fatkeqësinë në fjalë! Ju lutem të më kuptoni! Nuk guxoj të gjykoj dhimbjen tuaj dhe as të marr përsipër të përcaktoj nëse ishte realisht apo jo një vetvrasje! Gjithçka dua është që kush ju lexon teksa shkruani për vetvrasjen, të mos lexojë gjëra të gabuara! Mos harroni!

Ju lexoheni nga njerëz që mund të jenë duke menduar vetvrasjen, nga njerëz që kanë humbur dikë nga vetvrasja dhe nga të tjerë që janë në pozitën që mund të ndihmojnë dikë të mos vrasë veten...!

Comentarios


bottom of page