top of page
Search

VIRUSI KUNDËR GJUHËS SHQIPES

Nga Pajtim Çaushi


Ç'është ky virus antigjuhë shqipe që ka mbërthyer gjithë të sipërmit dhe të dukurit e këtij vendi o njerëz?...

Nga erdhi kjo modë idiote që ka për zemër mohimin e fjalëve të bukura shqipe me fjalë te marra nga rrugicat e vendeve të tjerë?...

Shiko paradoksin me hije të dukjes vetposhtëruese e kozmopolite.

Data 12 shtator. Brezi i ri ulet ne bangat e shkollave per të marrë njohuri në gjuhën amtare.

Kryeministri, ministrja, deputetet, mediat, drejtoret e shkollave horazi recitojnë disa herë dy fjalët e vjedhura nga të huajt dhe të shitura tek brezi i ri i vendit të tyre:

Shkollat të reja po inagurojmë...

Në pedonalet tona fëmijët po vërshojnë...

Ata tek të cilët njerëzit e thjeshtë kanë veshët e sytë masakrojnë pa mëshirë fjalët aq të bukura të shqipes tonë:

Përurojnë me inagurojnë (italisht)

Shetitore me pedonale (italisht)...

Pse ndodh kështu me këto bukuri që kemi?...

Mos kjo i bën sikur "modern" apo nuk e njohin fare gjuhën e kombit të tyre?...

Sidoqoftë TURP dhe...

Mbase armiqësi se të vrasësh fjalët e gjuhës amtare është më kriminale se të vrasësh banorēt njerëzorë të një vendi...!


Comments


bottom of page