Shëndeti i syve është një pjesë thelbësore e zhvillimit të një fëmije. Një shikim i shëndetshëm është veçanërisht i rëndësishëm për të mësuar në shkollë. Nëse keni fëmijë, sigurohuni që ata të bëjnë rregullisht vizitat e rekomanduara te okulisti.
Testi i parë i syrit të fëmijës tuaj duhet të bëhet kur fëmija është gjashtë muaj. Kjo për shkak se sytë e tyre po zhvillohen vazhdimisht dhe një test ju siguron që ata po zhvillohen normalisht dhe funksionojnë mirë.
Testi tjetër i syrit duhet të bëhet në moshën tre vjeçare. Në këtë moshë sytë e tyre duhet të zhvillohen plotësisht. Pas kësaj, fëmijët duhet të bëjnë një kontroll te okulisti në moshën 6 vjeçare, pra kur ato fillojnë klasën e parë.
Prindërit duhet të nxitojnë ti bëjnë viztën tek okulisti fëmijëve të tyre dhe të marrin raportin mjekësor që ta kenë gati sepse shtatori po troket së bashku me regjistrimet e klasës së parë.
Comments