top of page
Search

VJEDHJA E DETIT














Si dehje hyn deti në qënien time,

por s'e prek dot mollën e Adamit...

Nën këmbët tona valëzon,

na trazon tundime,

ashtu si vajzën e tundon shenja e djalit.


Mendja fluturon - kukuvajka e natës,

turras kthehet në kohën e largët

atëherë kur stërgjysh e gjysh 

në det lahej pikës së vapës,

por qejfin e qetësië 

askush s'guxoi t'ja prish.


Koha e bëri tokën si pasqyrë të thyer

nga goditja tinzare

e një guri fshehtas hedhur...

Unë stërnipi e nipi i zhgënjyer

as këmbët s'i lag dot

në detin tim të vjedhur!...




Comments


bottom of page