Nga Tanush Çaushi Xheladin Beu është një personazh tipik i sunduesit me pushtet pakufi.
Ai kishte një Çiflig dhe gjithçka që merrte frymë në Tokën e tij, ai e konsideronte pronë të vetën. Mos qoftë e thënë, por me veprimet e fundit politike që bëri Kryeministri i vendit, befas më kujtoi këtë personazh. Po, juve me anë të dordolecëve politikë po krijoni një sundim pakufi dhe absolut. Juve këtë e quani demokraci? Shkeljen e konsensusit politik kurrsesi nuk mund ta përligjni me deputetët e fundit në listë dhe që populli nuk ka votuar kurrë për ta. Populli nuk ka votuar për emrat e fundit të listës së partive dhe këta pseudodeputetë nuk përfaqësojnë popullin opozitar.
Këta janë turpi i historisë dhe sejmenë të pushtetit.
Askush nuk e imagjinon dot që Kryeministri të shkelë konsensusin politik me të dyja këmbët. Dhe kjo bëhet në bashkëpunim me atë që është vetëshpallur opozitë parlamentare. Çfarë skenë e dhimbshme dhe qesharake! Si mund të ndodhë kjo në vitin 2020 dhe dirigjent për këtë të jetë Kryeministrin vendit? Edhe kur demokracia shqiptare ishte e brishtë, klasa politike shqiptare arrinte marrëveshje politike.
Ky lloj veprimi na kthen shumë mbrapa në demokraci dhe në kohë. Kjo është pika e fundit që mbushi kupën. Ky Xheladin Be duhet të largohet.
Kujtojmë këtu se opozita e vërtetë përfaqëson të paktën 40% të shqiptarëve minimalisht . Si mundet që me disa "dordolecë politikë" të shkelet konsensusi i arritur dhe marrëveshja politike? - A i shërben kjo demokracisë dhe vendit tonë? - Kurrsesi. Ky Kryeministër me veprime anadollake nuk i shërben interesave të vendit me këto veprime politike. Nuk i shërben integrimit të vendit dhe demokracisë. Po, kjo është Vjeshta e fundit e Xheladin Beut, këtij Kryeministri që nën maskën e demokracisë zhyt vendin në përçarje dhe situatë konfliktuale. Këtij Kryeministi që Shqipërinë e koncepton çifligun e vetë. Është koha që Xheladin Beu të kthehet në kohën e vetë qindra vite më parë dhe të qëndrojë aty ku parulla e asaj kohe ishte : "Ç'do qenie e gjallë që merr frymë në Tokën time është e imja" Jo, shqiptarët nuk do ta lejojnë që Shqipëria të kthehet në Çifligun tënd.
Kjo është Vjeshta e fundit politike për juve Z.Kryeministër!
Comments