VLERËSIMI I MËSUSËVE DHE “VETPERMBUSHJA E PROFECISË”
- miremengjes.net
- Apr 16, 2021
- 2 min read
Prindër,iu ka ndodhur ndonjëherë të merrni komente të tilla nga mësimdhënësit se fëmiu juaj do arrijë shumë në jetë? Dhe pikërisht ai fëmi ka arritur të bëhet m’u ashtu siç e parashikoi mesuesi/sja e tij?
Fenomeni i pritjes nga ana e dikujt për rezultatin përfundimtarë në të ardhmen e dikujt tjetër,në neuroshkencë njihet si -EFEKTI PYGMALION.
Mësuesit e mirë janë autoritet i brymosur me një sërë njohurishë,përvojash dhe aftësi(fituar nga këto ),të cilat i lejojnë ata të zbulojnë(të drejtgjykojnë)se cilët nxënësa do kenë suksese në jetë e cilët nxënësa jo.
Besimet,pritjet dhe mënyrat e trajtimit nga ana e mësimdhënësve,modifikojnë aq shumë sjelljet e fëmijëve saqë tek ata shtohet vetbesimi dhe besimi e me to edhe brendësimi i bindjeve të mësimdhënësve i cili ndikon direkt në rezultatet përfundimtare të cilat shpesh ndodh të jenë shumë të përafërta me pritshmëritë e mësimdhënësve dikur.
Arritja e këtyre rezultateve njihet si”VETPËRMBUSHJE E PROFECISË”.
Mendimi,besimi i mësuesit
⬇️
Formimi i besimit të fëmiu
⬇️
Modifikimi i sjelljes te fëmiu
⬇️
Rezultatet e pritura-“profecia vetpërmbushëse”.
Fenomeni i pritjes ,është një ndër armët kryesore që përdoret nga mësuesi i mirë ,për përmirësimin e performancës dhe mirëqenies së nxënësve të tyre.
Ata e dijnë se:
-nuk duhet të parashikojnë dështimin e nxënësit,dhe
-gjithmonë të presin rezultate të mira nga nxënësit,pavarësisht ballafaqimit me vështirësi në të nxënë.
Zgjedhini mësuesit me kujdes ngase ,e ardhmja e fëmijëve tuaj varet shumë nga ta.Ngase ata mund të bëjnë dhe gabime,të mos jenë në nivelin e detyrës ose të tërhiqen nga paragjykimet e tyre,prandaj edhe më shpesh ndodh që pritjet e tyre për nxënësit të mos përputhen fare me realitetin .
Mësuesi i keq ➡️fëmi i dështuar!
Plotësojeni edhe këtë obligim ndaj fëmijëve tuaj!
Sukses!

Dr Rrezearta Sahiti-psikiatre për fëmijë!
Comments