top of page
Search

Ylli Merja jep recetën e mjekësisë alternative për Covid 19

Doktor Ylli Merja, një mjek shumë i njohur i Mjekësisë alternative jep një recetë se çfarë mund të bëjmë në situatën ku jemi. Ai na tregon për përvojën e gjyshit për gripin e vitit 1918 dhe 1929.

Më poshtë intervista e tij dhënë për RTSH.


Merja: Çaj ose një raki mund ta marrim si avull. Te rakia e rrushit hedhim pak hudhra, pak piperë, në sasinë 1/10. Kur ra gripi më 1918 dhe 1929, gjyshi më tregonte dy fakte të çuditshme. Kishin prodhuar shumë hudhra dhe ata e hanin.


Ra gripi në 2018, çonin në varreza 2-3 persona në ditë, shtëpia jonë që hanin hudhër nuk patën asnjë viktimë.

Mamaja ime ishte edukatore e një kopshti, mund të kishte rreth 30 fëmijë, që nuk e dinin çfarë është gripi. Cilat ishin armët e saj?

Rakia, hudhra, masazhi me ujë të nxehtë, lëngu i shtogut, etj. vinte fëmija me temperaturë 40 dhe kthehej me 36. Hudhra ka komponentë, që po të përzihen me njëra-tjetrën mbysin çdo lloj virusi, nuk e lënë atë të zhvillohet.

Koronavirusi nuk është i pamposhtur, u shfaq në Kinë dhe ata thonë që po i rikthehen punës. Virusi nuk mund të jetojë përjetë, ka atë ciklin e vet. Pyetje: Si të krijojmë imunitet të fortë? Merja: Përveç bimëve mjekësore, duhet të shfrytëzojmë limon, por jo lëngun, se sa lëvoren, që është më e mirë.

Duhet lënë 1 minutë të vlojë dhe të pihet.

Edhe lëngu i portokallit është shumë i mirë. Këto duhen vënë në shërbim të mbrojtjes së organizmit. Duke ditur që është virus jo i panjohur për shkencën, ka një bazë reale zgjidhjeje.

Kush mund të më thotë një nga të sëmurët që ka përdorur vaj dafine. Jo më larg se 3 minuta ai liron komplet rrugët respiratore.

Kur të shkoj te një person i prekur, e para do dezinfektoj duart, ajrin e thith me hundë, që ta çoj dezinfektimin te mushkëritë, pastaj dezinfektoj dhe ambientin.

Do pi pak nga propolisi dhe do shkoj tek i infektuari, por nuk do t’i afrohem. Do t’i them të pijë pak vaj dafine.

Commentaires


bottom of page