Brahim Ibish AVDYLI:
SIMBOLIKA E SHKRIMEVE TË THOTIT DHE KRIJIMI I FEVE TË TJERA
(II)
Që ta dini, në këto studime të mia apo persiatje studimi, jam futur në një dimension të ri të vështrimit tim, apo më mirë të themi në një fazë të re të studimeve të mia. Do t`i shqyrtojmë disa gjëra të reja, të cilat asnjëherë nuk janë parë drejtë dhe nuk janë shqyrtuar pa rënë në vijat e humbëtirat e ndikimit të gënjeshtrave. Gjithmonë na i kanë propaganduar ne armiqtë tanë kombëtar, e pas atyre të huajtë, si “të vërtetat e vetme”. Njëra apo tjetra e tyre janë bërë pré e vijave antishqiptare, nga Lindja e Perendimi.
Edhe njëherë po e marrim thënien më të madhe gënjeshtare “greke” e ta shqyrtojmë “Illyos”-in e tyre. E ndajmë prej “Illyos”-it prapashtesën “greke”, na mbetet vetëm “Illy”. Asnjë gjuhë nuk e kupton këtë fjalë! Por, ta ndërrojnë “Y” nga fundi, në vendin e parë dhe anasjelltas, do të na del: “Ylli”. Shqip: YLLI! A e kuptoni pra dredhinë greke mbi gjuhën e parë të shqipes së shenjtë, që erdhi nga “futja e greqishtës” mbi shqipen, me rrotullime germash e bërjen e saj “ndërkombëtare”, që është “gjuhë teknike”? Kështu, na e bëjnë kombin shqiptar (iliro-pellazgë), që të mos e kuptojë prejardhjen e vet!
Dielli është ylli më i vogël pranë Tokës. Prej diellit, vjen Drita e jonë gjatë Ditës, por edhe Zjarr, që ngrohë e djegë. Këtë na e thotë më së bukuri Thot-i. Dritën dhe Dijen i shpehë pedantërisht në të gjitha thëniet e tij, nëpër 12 plakat e zmeraldit, Thot-i i pavdekshëm.[1] Thot-i dhe njerëzit e tij, dhe ne, të gjithë sa jeni me të njëjtën prejardhje, kemi ardhur nga Yjet, “pre-larg”, të cilës, sot, i them “pellazgë”, por duhet të ishte iliro-pellazgë.
Çka janë “pellazgët”? Pellazgët është konstrukt mbi yllirët e Thot-it dhe ilirët e rinj, për tu larguar prej "grekërve", nga fjala gege "pe larg". Ata janë albanët e vjetër, të cilët janë lejuar të krijojnë shtetin e tyre, nën emrin e ri, Shqipëria. Quaje si të duash veten tënde, e gjaku të ngreh prej gjakut të parë, nëpër etni.
Kjo gjë duhet të mbahet në mendje, e kuptojnë apo nuk e kuptojnë tërë njerëzit e tjerë; e pranon apo nuk e pranon shkenca.
Ne kemi qenë Yllir, dhe stërnipat e yllirëve, apo ilirët e mëvoshëm. Kemi qenë e jeni albanë. Janë emra të ndryshëm dhe është i njëjti komb. Emrat nuk e ndërrojnë gjakun tonë, e gaku është ilir/yllir dhe shqiptar.
“Gjuha pellazge” nuk është tjetër, pos gjuha shqipe, gjuha mëmë. Armiqtë tanë na e fusin në kokë “gjuha pellazge”, sepse ia japin “të drejtën vetes” të quhen edhe vetë “trashëgimtar”, gjoja “të pellazgëve”, sepse kanë ardhur mbi tokën e të parëve tanë, si pushtues, pra “të huajtë”; i kanë shtyer me dredhi të mësojnë të shkruajnë edhe nën dhunën e hapur “gjuhën” e tyre me alfabet tjetër, të cilën e kanë quajtur “greqishte”, edhe me ndonjë fjalë të re. I tërë kombi është quajtur ar-ban. Në Greqi, na ndahet një pjesë e madhe, që quhet ar-vanitas, e ky është konstrukt, për ta ndërruar gjuhën tjetër.
Nuk ka mundësi të jetë “babagjyshi” e as “stërgjyshi” i jonë “me kombësi tjetër”, e ne ilirët, të jemi bijtë e tyre. Zanafila e futur e “grekëve”, është e mbushur me kontradikta, manipulime, ndërfutje tekstesh antike, përafërsi dhe kurthe të mëdha e gënjeshtra, me dy tri “histori” të palogjikshme, duke i shtyrë me shekuj përpara dhe duke e lënë “të errët” epokën paraprake.[2]
Tempulli i parë i krijuar në tokë, pas përmbytjes së madhe të Atlantës, nuk është te “pellazgët”, por te Yllirët e Thot-it. Ky është tempulli i parë i njerëzimit për diturinë, shpresën, dijen e dritën, si sinonime të përkryera shqipe, e cila shprehë tërë madhështinë e shpirtit, shëmbëlltyrën e shenjtë të Zotit të Madh, pra Zotit NJË! Vetëm 8 minuta drite i nevojiten Tokës të pret Dritën e Diellit.[3] Dielli është i vogël e pranë tokës sonë. Yjet janë të pamasë, por galaktiken e mbushin, me rregullsi.
Tërë hapësira mbushet me dritë, edhe pse janë larg prej nesh. Midis tyre ndahet drita dhe errësira. Errësira është në çdo pjesë të hapësirës, por kudo ate e mund Drita e Yjeve.
Thot-i është përherë figura më e madhe që mund të dihet në rruzullin tokësor, i cili është themeluesi e besimit të Dritës dhe e shkencës okulte të mistereve. Ai është po ashtu shpikësi i parë i shkrimit, dhe shkrimi i tij ka qenë SHQIP, hieroglifet e alfabetit fonetik.[4]
Po ua rikujtoj se në çdo pikënisje në përpjekjet studimore e shkencore, rol të madh luan gjuha e juaj kombëtare. Tek ne, gjuha shqipe dhe kultura kombëtare. Kurrsesi nuk duhet të biesh pré e literaturës së lexuar, më së pari të literaturës greko-latine. Të gjykosh, duhet të gjykosh mbi fakte.
Unë isha letrar dhe nuk kisha mundësi që të ndahem nga letrat shqipe. Por, mu desh të ndahem nga kjo natyrë e shkrimeve të mia, për shkakun se këto “ndikime” të verbëta, të cilat, na i mbjellin armiqët tanë kryesorë, greko-latinët dhe të tjerë, janë krijuar e të programuar së pari kundër nesh, dhe mija here nëpër “historinë” tonë të dhimbëshme.
Të mos i harrojmë posaçërisht turqit, rusët dhe serbët, pastaj pjesërisht bullgaro-sllavët e Maqedonisë Veriore, por edhe të tjerët, varg e vi, që nga faktorët ndërkombëtarë, të cilët, na shpirjnë deri “prapa Diellit”.
Këto janë forca destruktive të dijes, pra errësira, që mblidhet rreth yjeve dhe mi imponuan këto shkrime, dhe të lexoja pikërisht mjaft vepra të kësaj literature, e cila ishte literaturë tjetër, jashtë letërsisë. Së pari, ma vodhi tërë kohën e vlershme me këto lexime e studime. Shkrimet letrare, të cilat i kisha skicuar prej rinisë, nuk kisha kohë që t`i përfundoja.
Por, kjo vuajtje, kjo ndjekje e përhershme nga të paturpshmit armiq, ikja ime prej goditjeve të pandalura të vdekjes, edhe në perëndim, tërë jetën, në fund më hodhi edhe njëherë te drita e pashuar e çështjes sonë të origjinës.
Nuk kisha rrugë tjetër, pos shkencës së lashtë, e cila ishte shkencë e mirëfilltë, si “shkencë fetare dhe laike”, si “njohje fillestare e mendjes dhe vullnetit”, e cila lidhej me të gjitha shkencat, me kiminë e deri te fizika, me matematikën, gjimastikën apo eksoterizmin.
Atlantët apo borealët e Egjyptit (nga fjala shqipe: te bardhët, të bardhë si dëbora) e ndërtuan Sfinksin, aq të madh e të rëndë, të cilin në asnjë epokë të mëvonshme nuk mund të trasportohet dhe as të ndërtohet, i cili e kundron Qiellin dhe Tokën, si fryt i gëzimeve të njerëzve.
Thot-i është kumtari i Zotrave apo shkruesi hyjnor, të cilën na e tregon më së pari etimoligjia e emrit të tij, veta e tretë e foljes shqipe thom, thua, thot, e kohës së tashme dëftore të gjuhës shqipe, dhjetra mija vite p.e.s.
Ai, jo vetëm e bashkon Zotin e Madh në Zotin NJË, por edhe shenjave të duhura të gjuhësisë së tij, i fjalës së përpiktë e të pagabueshme shqipe![5]
Aty na shprehet të gjithë Dituria e së Kaluarës, duke u ngritur hijerëndë e madhështore përpara epokave, racave, njerëzve, me mbështjelljen e misterit të vet- siç do të thoshte Marco Savnier, të përmbledhur nga një thënie të tij më e gjatë, në veprën e njohur të tij, “Legjenda e Simboleve”, Atanor, Romë 1968, të cilës, më vonë, do t`i kthehemi në këtë studim, e marrur direkt nga vepra e Xhusepe Katapanos, ”Thot-i fliste shqip”. [6]
Shqiptaro-ilirët zhyteshin thellë nëpër literaturën “shkencore” greko-latine e të huajt e nxitur nga e njëjta “direktivë”, prej dhunës së fortë apo të “butë” prej ndikimeve të armiqve më përbetuar kundër nesh, e më së ligu nga dhuna shumëvjeçarë serbo-rusëve, e cila nuk përfundon as sot.
Po futemi pak nëpër histori, që të kemi mundësi të shpjegojmë më tepër, kësaj radhe. Prej gjysmës së shekullit XVI të e.s., po e shpjegojmë historinë e dhimbshme të humanistit shqiptar, nga Arta e Çamërisë, e cila ende logaritet të jetë e ashtuquajturës “Greqi”, por është tokë shqiptare.
Ai njihet si “Shën Maksimi”, i cili na jepet si “shënjëtori i Rusisë”, pa të cilin nuk ngritej lart Rusia, alias Mihail Artioli, apo më mirë mirë të themi Mihail Trivoli., i cili nuk është “rus”, por humanist ortodoks shqiptar.
Në Rusi, e mori një emër të ri, si Maksim Greku. Është pikërisht autor i 150 veprave dhe studimeve të teologjisë dhe shkencave humane, madje edhe për vendlindjen e tij shqiptare dhe periudhën e heroizmave të Gjegj Kastiotit-Skenderbeut, e njëri ndër përkthyesit më të mëdhenj të botës.
I mbylli sytë në internim e robëri, pa e parë Artën e tij, pranë detit, në Epirin e vjetër jugor, me 21 janar 1556, në robërinë ruse, në internim, në manastirin Shën Trinisë, në Sergej Lavra, i ndaluar të lexojë, por në fakt ishte humanisti i parë i Rilindjes Europiane të Rusisë dhe bënte pjesë në rrymën liberale të Rusisë. [7]
Në të vërtetë, ka bërë një gabim kolosal që iu dha tërë jetën fesë ortodokse, përkthimeve në gjuhën ruse të gjitha tekstet e psalmeve të fesë ortodokse, prej librave të Bizantit. Të gjitha fetë e Euro-Azisë, si kjo, duke e përfshirë edhe fenë e krishterë katolike, si më e madhja fé dhe më adekuatja, e duke mos e lënë anash as islamizmin e hebraishten, na dërgojnë kundra njëra tjetrës, në konflikte. Hebraizmi dhe Islamizmi janë pjellë e djemëve të Abrahamit/Ibrahimit/Brahimit. Për këto, do flasim më vonë.[8]
Enigma më e madhe e shkrimeve të vjetra të Egjypit, 12 plakat e zmeraldit të Thot-it, domethënin e vetme të tyre i kanë nga gjuha shqipe. Se përse deri më sot nuk ka arritur të thotë tekstualisht përmbajtjen e këtyre pllakave asnjë gjuhë e botës, e kjo gjë dihet, gjuha shqipe, gjuha e albanëve të lashtë e të ri, prej Thot-it e deri më sot, e tërhejkur e e tkurrur prej luftërave në të gjitha anët, në Shqipëri, pa dy krahët e saj, Çamërinë apo Epirin Jugor dhe Kosovën apo më mirë Dardaninë, duhet të jetë e barabartë me të tjerat, sepse është gjuha bazë e të gjitha gjuhëve. Të huajtë, duhet që ta njohin këtë gjuhë, sepse pa te, do të ndodhen në shkretëtirë. Njohja e këtyre shkrimeve të vjetra kanë qenë të shkruara me gjuhën shqipe simbolike.
Të gjitha gjuhët e tjera të botës kanë dalur nga shqipja, janë larguar nga ajo e duhet që të kthehen prap të gjuha e tyre e parë, sepse duke u larguar e kanë humbur simbolikën e parë dhe janë gjuhë konvertuale.[9]
Në vend se të përsërisim gjërat e thënura më parë nëpër gazeta elektronike apo në shkrimet e futura te faqja provizore, dimë se serbët nuk janë komb, por konglomerat i pakicave më të ulta të popullatave, të dalura prej tipit të tyre, [10] më të shlyera nga nderi, burrëria e dinjiteti i ilirëve, ndonëse e thonë për veten e tyre se “jemi bij të Zotit”, megjithëse nuk janë ashtu, por e kanë marrë në fazën e fundit të perandorisë Bizantine fenë e krishterë ortodokse, e nuk kanë asgjë të përbashkët me Zotin NJË. Gënjëjnë me të madhe, pa fije turpi, sikur të ishin krijuar prej KRYEDEMONIT. “Grekët” në Juglindje dhe “serbët” në Veriperëndim, janë gënjeshtarë e hegjemonistë.
Si ka mundësi që t`i pranojë bota, që quhet “demokratike”, e demokracinë e ka marrë prej nesh, iliro-pellazgët, prej Epirit (Jugor e Verior) dhe të lejojë “filozofët” e gënjeshtrave të “shkencës”, të dalë para botës si “heronj” antikë? Dihet se “krijimin” e parë të tyre e kanë patur me 1830, si “shtet autonom”, nën vasalitetin e Sulltanit, gjë që nuk ka mundësi të bëhet, sepse e morën me vete fenë e krishterë ortodokse,[11] e jo gjuhën “serbe”, e as “kombin”, se ate nuk e kishin, as “serb” nuk ishin. Serbët janë mbjellur me zor, si grekët. Të tillë janë edhe “turqit”, por i servohen botës me religjionin “islam”.
Të gjitha këto fé të Euro-Azisë dhe fetë e besimeve të tjera të botës, duke e përfshirë budaizmin e hinduizmin, e kanë bazën prej këtij besimi, besimit egjyptian. Por ajo nuk është religjion, nuk është dogmë fetare, por shkencë, edhe mistike. Misticizmi nuk është siç na e shpjegojnë doktrinat marksiste dhe leniniste, të cilat janë vetë të doktinuara në idetë sovjetike, e ne po e marrim njëren nga këto libra, “Shkolla e Partisë “V.I.Lenin”, të Tiranës, në SHB “8 Nëntori”, Seria e Fjalorëve Tematikë, Tiranë 1974, “Fjalor i Filozofisë”, i cili thotë se misticizmi është një nga format e botëkuptimit idealist e fetar, bazën e të cilit e përbëjnë besimet në ekzistencën e fuqive natyrore.[12]
Ndër të tjera, e thotë tekstualisht këtë thënie:
“Misticizmi është armik i shkencës dhe i përparimit, është sinonim i obskurantizmit, i skllavërimit shpirtëror të njerëzve.”[13]
Pra, të dy këto thënie, e para, e cila është më lartë, e kjo e tanishmja, janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Ekzistenca e fuqive mbinatyrore, që tregohet prej mbretit të parë ilir, YLLI (Hyllus, e shkruar me alfabetin fenikas të Kadmit: Yλλoc, që është djali më i madh i Herkulit, i cili poashtu ka qenë gjysmë Zot e gjysmë hero, të cilit “grekët” i thonë se ka qenë i tyre, e nuk pushojnë t`i shkruajnë shumicën e emrave të asaj kohe me “es”, “ios” e “os”, pra “Herkul-es”, si nuk ishte në realitet, me gruan e tij të dytë, Deianira), i cili ishte poashtu legjendari mbret i ilirisë, që e ndërtoi edhe Apoloninë.[14]
Obskurantistët kanë qenë në mesjetë e obskurantizmi është një qëndrim i errët, në fshetësi, që nuk lidhet me besimin e Dritës së Thot-it, sepse ky besim i Thot-it e nxjerrë njeriun në dritë të përhershme, me shkenca. Nuk është “i errët”, sepse errësira të dënon me humbje të tmerrshme, me ferr, me humnerë, për të gjitha kohërat. Përvetësimi kësaj drite dhe flakës së madhe, është edhe Drita Kozmike, e dukshme dhe e padukshme, por ajo nuk ka të bëjë aspak me rrymat e obskurantizmit feudo-borgjez të mesjetës. Ai ka baza shkencore, mistike dhe të mistereve ekzoterike. Është krijuar sa dhjetra mija vite që përpara, me njeriun e parë, mësuesin, që do të na mësojë e këshillojë që të dimë se çka ka jeta, pra detyra e parë është të mësosh nga mësuesi. Të mësosh, do të dijsh për çdo gjë. Mos të mësosh, mbetesh pa dije. Kjo do të ishte përvetësimi i plotë i njohurive të Dritës Kozmike dhe Njerëzore, e flaka është bashkë me dritën:
“Flaka është burimi i të gjitha të gjërave, që përmbanë fuqinë e të gjitha gjërave (gjajnave, pra dukurive). Është rregulli që formon çdo gjë, është FJALA, e nga FJALA vjen JETA dhe EKZISTENCA e të gjithave.[15]
Drita vjen nga flaka e fjala vjen nga kaosi. Kaosi është errësirë, por duhet që ketë drejtpeshim njeriu dhe prej të panjohurës, që është errësira dhe që është kaosi, të vendosë rregullat e tij, që është fjala, pra fjala shqipe.
Të tretën herë ka lindur Thot-i në tokën iliro-pellazge dhe ka qenë i lindur si Hermesi, i cili është themelues i ligjit të analogjisë, i ngjasimit, që quajnë ligji e Hermesit, të cilin e përshkruajnë si diçka të errët, të paqartë, të gjuhës së vështirë, të ideve dhe të figurave të paqarta, si fotografia që e kemi në psikën tonë dhe na ndodhë ajo në jetën tonë reale. E quajnë edhe gabimisht „grek“, sepse atëherë nuk ka qenë e themeluar as „Greqia“, si shtet, por qytete të mëdha, në luftë me njëra tjetrën.
Obskurantizmi është armiku më i madh i dijeve njerëzore; është kundër përhapjes së arsimimit të masave dhe të kulturës së tij; artit popullor, në përgjithësi; dhe afimimit të shkencave, që mbushen me fjalime e fjalë të kota e të zbrazëta, të cilat, në njëfarë dore janë politikë e sotme shqiptare, që po e pengojnë zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë dhe janë kundër mendimeve të Thot-it, të cilat janë elaborat shkencoro-metafizik të tyre.
Shenime; [1] Shikone edhe njëhërë veprën e Skënder Hushit, „Thot-i i pavdekshëm…“ dhe artikujt e mi, “Simbolika e shkrimeve të Thotit dhe krijimi i feve”, pjesa I, dhe tre artikujt “Gjuha simbolike shqipe dhe gjuhët e tjera konvertuale”, I-III, nëpër gazetat elektronike dhe faqen time provizore, http://www.brahimavdyli.ch . [2] Ju mund të shikoni veprën madhore të Arif Matit (Aref Mathieu), "Mikenët-Pellazgët, grekët ose zgjidhja e një enigme", Plejad, Tiranë 2008, faqet 334-337, por mendojmë se ai duhet të thoshte “iliro-pellazgë” [3] Shini librin e Xhusepe Katapanos, "Thot-i fliste shqip", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqe 37. [4] Po aty, faqe 40. [5] Shikoni dy faqet e veprës Xhuzepe Katapano, faqet 14-15. [6] E njëta vepër, faqe 47. [7] Shikoni po deshët filmin dokumentar, i autorit Kolec P. Traboini, “Shën Maksimi, shënjëtori shqiptar i Rusisë”, Film Traboini, në Traboini Studio, të cilin mund ta gjëni edhe në “Yoo Tube”. [8] Shikoni po deshët artikullin e mangët dhe të njëanshëm, te gazeta elektronike “Fjala-Info”, “Abrahami (Ibrahimi apo Brahimi) dhe pse djemtë e tij u bënë armiq”, në http://www.fala.info/abrahami-dhe-pse-djemte-e-tij-i-u-bene-armiq, sepse do ta përdorim edhe njëherë e më vonë, pikërisht për këtë çërshtje. [9] Shikoni po deshët “Gjuha simbolike shqipe dhe gjuhët e tjera konvertuale”, I-III, nëpër gazetat elektronike apo në faqen time provizore http://www.brahimkavdyli.ch. [10] Shikoni veprën time, “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, SHB Lena, Prishtinë 2019 apo disa shkrime, edhe për serbët e Serbia, e të tjera, që mund të gjenden në faqen time provizore http://www.brahimavdyli.ch . [11] Shikoni edhe artikullin e Yll Selajt, “Shqiptarët ortodoks, akulturuuan në serb”, në gazetën elektronike https://proinformacion.com/2019/05/26/shqiptaret-ortodoks-akulturuar-ne-serb-foto/ . [12] Shikoni po patët mundësi vetë në këtë fjalor, Servet Pëllumbi e Fiqret Spahiu, “Fjalor i Filozofisë”, SHB “8 Nëntori”, Tiranë 1974, faqe 228. [13] Po aty, faqe 229. [14] Shikoni në shkrimin e shkurtër të Aleksander Hasanasit, të shkruar pas daljes së shkrimit tim, në Fondacionin Albania, me 20.05.2020, apo librin historik të Edwin Jacques, "Shqiptarët-Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme", Karte e Pendë", Tiranë 1997, te Mbretëria e Ilirisë, i cili vdiç në vitin 1225 p.e.s. faqe 95. [15] Shikoni librin e Skënder Hushit, të përmendur më lartë, faqe 106.
تعليقات