Nga Alush Avduli
Me sekond hapet zanafilla e kohës
Po mese do përfundoj?
Në kthesën e buzëqeshjes
Do shfaqet pikëllimi?
Ç'të bëj me tejet ngjashmëritë
Veshur me uniformën e pistë të barazisë?
Syri i djathtë pse shikon edhe majtas?
Pyetjet me gatishmëri maskuar
Përgjigjie huazojnë nga pritja.
Synimi i qënies që lind,
Është që mos të jetë.
Ç'fjalë e rrallë Përjetësia!
Kudo që shkon qënia idjote
Vetvete do të takoj.
Ngaqë si ka qejf ndryshimet
Në vendet parajsë është ferr.
Zëra njëjtësi me zhurmën
Reklamojnë humbjet
Dhe idiotët si të pafitueshëm
Rikthehen në përfundime.
Dhe sa herë i numëron zbrazëtia
Dalin më shumë,
Edhe pse u është dhënë rasti
Të kujtojnë atë që nuk janë.
SKICË NË MJERGULL
Ja, pamja ime në miniaturë
Që shfaqet për pasqyrimin
Si rrënim i mos shfaqjes
E mbush largësinë me vajtje-ardhje
Për bukurinë inekzistence të ndryshimit.
Të jetuarit një ndjesi e rëndomtë
Shpërfaqur si truall dhe kohë e numruar
Trillim rraskapitës i krijimit të përfytyruar
Nga përsosja e vdekur e vështrimit
Qënia ime që s'(ka qënë) është dhe s'do të jetë
Si ' 'Kafshë pa vazhdime'' jam i pikëlluar
Sa lumturia sasiore në delir
Si ëndërra e të çmëndurit
Në një gjëndje qartësie.
Për shpirtin ' ' e pranoj'' tjetërsohet në ' 'e humb''...
Yorumlar