Letersia Botërore Sot, revista e Universitetit të Oklahoma-s, fituese e çmimeve të letërsisë dhe kulturës ndërkombëtare, ka shpallur emrat e anëtarëve të jurisë që do të zgjedhin raundin tjetër të finalistëve për çmimin e njohur Neustadt International për Letërsinë.
Juria për Çmimin Neustadt 2022 përbëhet nga anëtarët e mëposhtëm:
• Jennifer Croft
• Tarfia Faizullah
• Hamid Ismailov
• Fowzia Karimi
• Eleni Kefala
• R. O. Kwon
• Carlos Labbé
• Carlos Pintado
• Matthew Shenoda
• Olga Zilberbourg
Biografia e plotë e jurisë mund të gjendet në faqen e internetit të Çmimit Neustadt.
Ky çmim prestigjioz mund t'i jepet një shkrimtari të gjallë kudo në çdo zhanër. Ky cmim njeh arritje të mëdha në letërsi dhe shpesh referohet si "Nobeli Amerikan" për reputacionin e tij si paraardhës i Nobelit.
Lista e finalistëve të jurisë do të shpallet më 15 qershor 2021, dhe diskutimet përfundimtare dhe votimi për çmimin 2022 do të zhvillohen në OU gjatë Neustadt Lit Fest këtë vjeshtë (25–27 tetor 2021).
Çmimi i parë në vitin 1970 eshte dhene për poetin italian Giuseppe Ungaretti, çmimi u shkoi laureatëve të Nobelit Gabriel García Márquez, Czesław Miłosz dhe Octavio Paz si dhe shumë romancierë, poetë dhe dramaturgë të njohur.
Çmimi Neustadt jepet në vite të alternuara me Çmimin NSK Neustadt për Letërsinë për Fëmijë. Çmimi Neustadt 2020 iu dha Ismail Kadare, romancieri dhe poeti më i njohur i Shqipërisë.
Comments