top of page
Search

Zija Lika: Rritja e rrogave të bëhet me shifra absolute, jo relative

Nga Zija Lika


Gjykoj se do të ishte shumë më e drejtë ekonomikisht që në të ardhmen, rritja periodike e pensioneve dhe pagave të punonjësve të administratës shtetërore (për çdo pozicion pune), të bëhet me shifra konkrete (madhësi absolute) dhe jo si deri tani në madhësi relative (në %).

Rritjet në % (sikurse ka ndodhur deri tani), shumë më shumë sesa efekte reale, kanë efekte boshe propagandistike dhe nga ana tjetër thellojnë gjithmonë e më tepêr hendekun e madh, midis pensioneve apo pagave të larta apo shumë të larta dhe atyre të ulëta apo shumë të ulëta. Kështu për shembull, nëse rritja bruto e pensioneve gjatë një viti të dhënë është 5%, atëhere tek individët me pensione = 60.000 lekë, kjo rritje është =3000 lekë, ndërsa tek ata me pensione = 15000, është = 750 lekë (pra 4 herë më pak). Po të kemi parasysh se kjo rritje zakonisht ndodh apo duhet të ndodh çdo vit, atëhere diferencat në vazhdimësinë e viteve, vijnë progresivisht duke u thelluar, apo ekstremizuar padrejtësisht.

Po kështu ngjashmërisht, ndodh edhe me pagat e punonjësve të administratës publike, aq më tepër që këtu rritja bruto e pagës gjatë 1 viti në një (% ), të caktuar, nuk aplikohet mbi pagën bruto mujore, por vetëm mbi pjesën e pagës bruto që zë pozicioni i punës, i cili zakonisht është rreth 70% e pagës bruto mujore.

Në këto kushte rritja reale e pagës bruto mujore, është = 70% e (% së vendosur), ndërkohë që rritja reale neto mujore, është ajo që rezulton, pasi më parë zbriten: Tatimi i përshkallëzuar mbi pagën bruto, sikurse e përcakton legjislacioni përkatës dhe tatimi mbi kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në masën = (9.5% + 1,7%) = 11.2%. Ajo çka u vendos për të gjithë mjekët specialist të sistemit shëndetësor publik të RSH-së, ku duke filluar prej muajit Prill 2023, paga mujore bruto e tyre, do të rritet me 50.000 lekë të reja, duhet të ndodh në të ardhmen (natyrisht me shifra më të ulëta, apo disa herë më të ulëta, në varësi me çdo rast konkret), edhe me pagat e punonjësve të tjerë të administratës publike, apo pensionet.

Comments


bottom of page