Në fshatin Mbreshtan të Njësisë Administrative Sinje, në Berat ka rënë zjarr. Punonjesit e firmes së naftës kanë ndërhyrë për të shuar zjarri, gjithashtu kanë njoftuar shërbimin e zjarrfikëses së Bashkisë Berat.Zjarri ka rënë rreth 700 metra larg kullës së pusit të naftës ndërsa në vendngjarje kanë shkuar dhe banorë të zonës të cilët kishin dhe tokat e tyre.
Zjarri ka përfshirë hapësira me shkurre dhe disa dynym ullishte.
Pavarësisht terrenit të vështirë, punonjësit e zjarrfikëses po punojnë për fikjen e vatrës së zjarrit.
Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Commentaires