Jetëlindja dhe Shkollimi
Zoica Gjolla Popi e lindur në qytetin e Kavajës, ka spikatur me pasionin për poezi duke shkruar në revistën “Pionieri”.
Ajo është e intervistuar edhe në radio Tirana! Spikaste talenti i saj.
Pas mbarimit të shkollës 8 vjecare, ku edhe u nderua me çmime në konkurse letrare mbaron gjimnazin... ” Aleksander Moisiu” ku vazhdon të krijojë!
Passhkollimi
Pas mbarimit të Shkolles së Mesme Teknollogjike Industriale” 3 Deshmorët” e martuar ne qytetin e Elbasanit punon si teknolloge në Kombinatin Metalurgjik”. Aty aktivizohet në vitin 1983 me poezi e reportazhe në gazetën “ Metalurgu”.
Emigracioni
Në vitin 1998 ajo largohet në emigracion në shtetin e Greqisë dhe më pas në Itali.
Rikthehet përsëri në Greqi ku u bë anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve Shqiptarë në qytetin e Selanikut!
Aty shkruan poemë ne gazetën “Emigranti “ për tu larguar në vitin 2016. U nderua në këtë kohë me një cmim të tretë me një skicë letrare “ Shtatë djemtë e deti” për në Angli.
Gjatë këtyre viteve ka lëvruar përveç poezisë edhe prozën, duke botuar 2 libra me poezi dhe një libër me tregime!
Pasioni saj: Bamirësia
Si të gjithë poetët e shkrimtarët ajo ka pasion Bamirësinë! Me nismën e saj “ RrezeAlba.... për një buzëqeshje më shumë.... shitja e librit të parë me poezi “ E larë me yjet” kalon për një festë me dhurata në një qendër sociale me njerëz me aftësi ndryshe në qytetin e Kavajës dhe Elbasanit!
Libri i dytë me tregime “ Mrekullia e një nate” shkon për ndihmë në një qendër në Kosovë.... e libri i tretë me poezi “Vals i dashurisë” shkon në një qendër fëmijësh për të festuar në Maqedoninë e Veriut....
Poezi
Mergimtari
S’ mu nda e më griu ky malli
për vendin ku kam lerë e jam ndarë
dergoma aromën e detit
lotët të mi thajë
Ç’kam për ti numëruar gurët
dheun e shkrifët në dorë ta mbaj
të mi pluhurosi gishterinjtë
toka ime, tek ty shpirti të më dalë.
Shëtis në lëndina të gjelbëruara
nëper pyje me pemë aq të lartë
po zogjtë këtu përse këndojne ndryshe
e mua më vjen, veç për të qarë.
Përse ti vendi im,akoma vuan
të larguar na le me kokën mënjanë
ah.. toka ime e bekuar
e pasur me bukuri të rrallë.
Nuk u gëzoka në dhe te huaj
unë kërkoj varret e të parëve tanë
se ashtu jam mësuar
shqip të këndoj e të qajë.
Bini ju saze mos pushoni
e po qe se nga jeta dikush është ndarë
unë do vallëzoj e lënduar
për vitet që ikën si mërgimtarë.
Dritë Yjesh
Shkëlqe
në formën e një ylli,
formohu
duke feksur në lojën e fshehtë me retë për tu riçfaqur më ndritshëm
e qëndro aty lart.
Nuk dua të shkëputesh si meteor
në fuqinë e tërheqjes
me vështrimin e tërheqjes
ritmin e zemres vallezojmë.
Në ritëm jete
midis nesh , si një duet
pranoje
natën e çmendur
në ëndërra të çmendura.
Përqëndrohu
në kupën qiellore
në rrotullim mes drite yjesh
rrezato!
Comments