top of page
Search

Zoti Arjan Çani: Astiri nuk është "Geto" 

Në emisionin "Zonë e Lirë", gazetari i njohur Arjan Çani në mënyrë të përsëritur përsëriti fjalën Geto për zonën e Astirit.

Shkak u bë një krim që ndodhi në këtë zonë dhe kaq mjaftoi që drejtuesi i emisionit të ofendonte një nga lagjet më të reja të Tiranës dhe nivelin kulturor dhe pasuror të kësaj zone. Ai me këmbengulje të çuditshme e quajti edhe fshat këtë zonë. Sipas kësaj llogjike meqë krimi i Santos ndodhi në Bllok, zona e ish Bllokut do të quhej Geto. Mesa kuptojmë, duket se Arjani nuk ka mundur të dalë dot përtej qendrës historike të Tiranës dhe këmbëve të kalit të Skënderbeut. Jashtë ç'do etike profesionale, gazetareske dhe njerëzore, ai ka diskriminuar dhe ka prishur imazhin e një lagjeje model të Tiranës. Ai me këtë emërtim dhe këmbëngulje të çuditshme na habiti të gjithëve duke na bërë që të ndërronim kanalin nga mërzia.

Zoti Çani, se keni një emision dhe median në dorë si fuqi, kjo nuk u jep të drejtën të abuzoni me frekuencat televizive, të cilat në fund të fundit i takojnë publikut dhe jo çifligu juaj. Zoti Çani, duke qenë se ju nuk keni dalë ndonjëherë përtej kalit të Skënderbeut po ju rendis disa fakte: - Zona e Unazës së Re , ku bën pjesë edhe Astiri është nga të vetmet zona në Tiranë ku zhvillimi dhe ndërtimi është bërë me Plan Urbanistik. - Pallatet janë me largësi sipas kushteve urbane larg njëri tjetrit - Midis pallateve ka ambjente për familjarë dhe të përbashkëta aq shumë sa nuk gjen dot të tilla në qendër. - Popullsia është kryesisht me shkollë të larte dhe e kulturuar. - Niveli i krimit është shumë i ulët në dallim nga shumë zona të tjera. - Rrugët kryesore janë të asfaltuara dhe shumica e rrugëve dytësore. - ka vende të parashikuara për parking. - etj etj Duke shpresuar, që fuqinë tuaj në media mos ta shpërdoroni mendoj se kjo zonë meriton një falje publike nga kjo prishje e imazhit.

- Gazetaria është fakti Arjan! Respekte për emisionin tuaj dhe punë të mbarë!


Inxhinier: Tanush Çaushi

Comments


bottom of page