Në kaq pak ditë që uroj edhe ato që do vinë të jenë më pak seç po kalojmë, pak besoj por kjo ska rëndesi, do të na shërbejë të gjithëve si periudhë reflektimi.
Ky është një shut down ose black out, pasi në shqip do të tingëllonte humane "ndrrim i kursit ose marrja e kthesës" por ne jemi pak robotik ndaj unë parapëlqej ta quaj shut down!
U bënë 3 ditë që jetoj në ritmin slow motion. Hëm, ndoshta ky është ritmi që njeriu i përkohëshëm duhet të kishte.
Në fakt jetonim fiks para 3 ditësh në garë, në vrull, në ecje kautike por me qëllime në trajektore...dhe prioritetet cilat ishin?! Nuk mund të ngatërrojmë qëllimet me prioritetet. Tani, pas 3 ditësh as mund ti artikuloj, më vjen të qesh me veten time sic qeshja në fakultet me shprehjen " Ne bëjmë plane e projekte, Zoti shkrihet së qeshuri", tanimë kjo shprehje-aksiomë mu vërtetua!
Sot duket sikur jeta ka ndalur, vrapi ra, zhurma u fik, si një fund loje fëmijësh të lodhur e të përgjumur. Sot cdo metropol eshte thjesht qytet e cdo qytet nuk është më urban!
Po prioritetet e sotme a i caktojmë dot?! Unë jo hë për hë, edhe rrefuzoj hera herës, pasi më duket se kjo është një enderr e keqe, neser do zgjohem dhe do rifilloj aty ku e lash!
Pse, nuk isha mirë? Hëmmm, edhe ky është gabimi!
Deri në ditën e tretë të vet- karmës kuptova se, Ne të sotmit, gjithë ciklin jetësor e lidhim vetëm me fatin e rrethit tonë të ngushtë!
Ndoshta kështu na mësoi demokracia dhe kapitalizmi: garo, konkuro, dhe lëri të tjeret të garojnë e konkurojnë...fiks si garat e Formula Uno. Ti i vetmi dhe për veten! ...Por i ke të caktuara caqet, nuk ngrihesh dot mbi to.
Unë i shoh këto ditë si ri-vendosje në vijën e stafetës edhe mëdyshem :
- Cfarë rendi social ka pas kapitalizmit, si do orientohet demokracia?! Po kulti i individit do bjeri?
Do jemi me modest, të përulur, të ngjashëm, të ndrrueshëm, të sjellshëm, të ngopshëm, të pranueshëm, lokalist-ekologjik, të vetmenaxhueshëm, të falshëm sic Zoti/Natyra na projektoi?!
Nuk e them dot..sot dua vetëm të mbetemi gjallë, edhe pse ky vet-izolim i diktuar është tipik kohë primitiviteti dhe njeriu modern ose ndryshe njeriu pak robotik ju desh ta provonte, të plotësojë nevojat bazike dhe e nesërmja të jet e panjohur për të! Kulmi, të ndihesh si primitivët edhe kur shkenca gati-gati e klonoi njeriun!
Këto janë gjëndje të ndërmjetme do thoshte cdo zysh e kimisë, që nga fundi i zinxhirit të reaksioneve do krijojnë lidhje të reja.
Pra të mbetemi gjallë për të krijuar neser gjendje / lidhje të reja!
Pas gjithe kësaj gjëndja të ndermjetme, Bota e njeriut të vogël dhe Rruzulli Tokës do të nxjerri rend shoqeror e qasje të reja!
Shprehja " Qytetar i Botës" do të zëvendësohet me " Botë e qytetëruar", ku cdo individ specie gjallëse duhet të jetojë sipas gjenotipeve dhe fenotipeve tashmë të fituara nëpër terrenet e tyre!
Primitivçe, secili në shpellën e vet, mallrat venë e vinë!
Zoti mbahet për Krijuesi, jo Përpunuesi!
Commentaires