top of page
Search

Zoti Minister Peleshi, ja si duhej menaxhuar situata


Zoti Minister Peleshi:

Ajo qe une jam duke ju shprehur ne keto momente nuk ka lidhje as me politiken e opozites as me zhurmen mediatike apo te portaleve.

Po detyrohem tju pergjigjem deklaratave tuaja te sotme pasi shikoj se nuk jeni ne rrugen e duhur ju dhe Qeveria per menaxhimin e fatkeqesive natyrore megjithe perpjekjet heroike te forcave te armatosura qe duhen respektuar. Ne fakt, nuk duhet te jene vetem forcat e armatosura per kete qellim.


Z.Minister, une jam nje ekspert per katastrofat natyrore dhe per mbrojtjen ndaj zjarreve i diplomuar per kete qellim prane Universitetit Epoka, pjese e programit nderkombetar te K-Force.

Eksperte te tille ke aktualisht rreth 20 ne gjithe Shqiperine.

Cuditerisht askush nuk i ftoi as ne kohe me diell apo me shi?!


Z.Minister ne hartat e rajonizimit per zjarrin, Shqiperia renditet me risk te nivelit te larte.

Sigurisht qe nje nga faktoret qe mund te jete shkak per zjarrvenien eshte dora e njeriut.

Me deklaraten qe bete se dora e njeriut e beri kete nuk na entuziazmuat aspak. Dihet se faktori njeri eshte faktor risku dhe sigurisht qe per kete duhen masa te vecante.

Zjarrvenia e rrezikshme eshte nje nga faktoret e riskut, sic ka edhe faktore te tjere si era, vendodhja, temperatura, popullata etj.

Pyetja shtrohet se perse luftojme me shpata ne kohen e helikoptereve?

Perse qeveria shqiptare duket ne kete rast si nje magazine pa inventar, ku nuk di akoma zonat errezikuara nga fatkeqesite natyrore dhe te marre masa paraprakisht me mjete, fonde dhe burime njerezore?

Pse nuk e keni kryer menaxhimin e situates?

Ku jane Planet per Menaxhimin e Fatkeqesive Natyrore?

Mos valle duhet te presim vetem nga bujaria e shteteve mike?


Meqenese juve nuk jeni te afte te kuptoni si menaxhohet fatkeqesia natyrore po ju tregoj thjeshte disa hapa se cfare duhet te beje qeveria shqiptare per te menaxhuar fatkeqesite natyrore, perfshi dhe zjarrin:


1) Duhet nje Ministri e vecante per Fatkeesite Natyrore ( Termeti, Zjarri, Permbytjet, Temperaturat e larta etj ), ku te punesuar te jene pervec stafit baze edhe Inxhiniere dhe Specialiste te Emergjencave.


2) Te pergatiten Hartat e Rrezikut per zjarret, permbytjet, termetet etj.


3) Te kryhet vleresimi per secilen zone dhe te parashikohen buxhete me masa te caktuara sipas rastit.


4) Te krijohen ekipe te vecanta per fatkeqesite natyrore dhe te trajnohen.


5) Populli i rrezikuar minimalisht te parapergatitet duke marre njohuri baze per menyren si do reagoje gjate fatkeqesive natyrore.


6) Te pergatiten Plane per perballimin e fatkeqesive natyrore, ku te perfshihen fazata perpara ngjarjes, gjate ngjarjes dhe pas ngjarjes.


7) Te realizohen projekte te vecanta per te nxitur frymen e vullnetarizmit.


Tanush Caushi

Disaster Risk Management and Fire Safety



Comments


bottom of page