top of page
Search

Zoti na ruajtë neve dhe popullin tonë nga çdo lloj sëmundje! 

Në një postim në rrjetet sociale, Imami i njohur Elvis Naçi bën thirrje për të ndjekur këshillat mjekësore për të parandaluar CoronaVirus. Por, ai thekson edhe rolin e lutjes dhe besimit në Zot.

Është koha që edhe ne shqiptarët të kuptojmë se në këtë Tokë na ka sjellë Zoti dhe na merr ai kur të dojë.

Sëmundjet janë sprova në këtë botë, por rasti i kësaj sprove është më tepër zullum që njerëzit e papërgjegjshëm bëjnë.

Megjithatë roli lutjes dhe besimit në Zot është i rëndësishëm për të përballuar fatkeqësi të tilla.

Postimi i tij në facebook:

“Vëllezër dhe motra, Bota po përballet me një sprove të vështirë e cila është përhapja e CoronaVirus. Përpos këshillave mjekesore nuk duhet të lemë anash edhe lutjet! Zoti na ruajtë neve dhe popullin tonë nga çdo lloj sëmundje! Amin”

Comments


bottom of page