Nga Agron MEMA
E shikon Sarandën në zhvillimet e zhurmshme të saj, e shikon në problematikën e saj, e shikon dhe në varfërinë e katandisur të saj , si ekononmikisht ashtu edhe urbanistikisht.
Dhe më e keqja është se masakra urbane vijon.
Po mbushen natën hapësirat detare me manevrat e punës së natës dhe të përrenjve, siç thotë populli.
Dhe në këto zhurma të rëna që përjeton qyteti, si sociale, ekonomike, akustike, korruptive etj. shfaqet dhe një dritë shprese.
Pse e themi këtë?
Është djalë i rritur e lindur në Sarandë dhe si i tillë nuk i mungon dashuria për qytetin.
Është shkëndia e parë që ndezi flakën e biznesit privat në qytet, është njeriu që i do të gjithë dhe ka një vizjon humanitar.
Është Armando Magllara.
Comments