top of page
Search

Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar

Ende pa filluar protesta, policia ka ushtruar dhunë dhe ka futur në makina disa aktivistë që kishin dalë për të protestuar në sheshin Skënderbej.

Një zonjë nuk është ndjerë mirë dhe ka mbetur e shtrirë në mes të rrugës, dhe është tërhequr zvarrë nga forcat e policisë.

Për këtë xhest ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta.

Dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës🇪🇺, që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë🇦🇱 gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian.
E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta.
Kjo është një e drejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë dhe nga çdo autoritetet.
ZËRI I QYTETARËVE DUHET DËGJUAR!

Comments


bottom of page