top of page
Search

Zëri juaj - JAHIR MORINA... nga Tanush Çaushi

"Ishte viti 1997, kur Jahir Morina mori armët për lirinë e Kosovës. Atdheu ishte në rrezik dhe kishte nevojë për të dhe ai ishte gati të jepte edhe jetën e tij për Kosovën. Tashmë që lufta u fitua, siç e ka thënë edhe Presidenti Clinton: "është koha të fitojmë paqen". Tashmë, Jahir Morina ka tjetër detyrë patriotike: Të fitojë paqen, duke u bërë një qeverisës i mirë, drejtues i mirë dhe zhvillues i mirë i Kosovës. Jahir, Nana Kosovë po pret birin e saj "


a) Sita e ndarjes së grurit nga egjra


Që një vend të ecë suksesshëm nē udhën e progresit intelektual, shoqëror dhe ekonomik i duhet grupi drejtues me shenjime të spikatura vizionare dhe misionare.

Këtu ngec e gjitha, mund të thotë dikush apo shumëkush, ku t'i gjejmë këta njerëz, a nuk shikon se të gjithë janë të zhyer në korrupsion?...

Mendoj se s'është kështu! Nuk mund të fajësohen mijërat dhe milionat e popullit nga dhjetra, qofshin dhe qindra të perlyer në pellgun e së keqes.

Secili vend ruan në gji të vet perla dhe margaritarë. E gjitha është që individët e duhur dhe të vyer t'i zbulojmë dhe t'i provojmë.

Dhe zoti Jahir Morina, i kandiduar për deputet nga AAK - ja e Ramush Haradinajt është njeri prej tyre. Ai mban numrin 94.

Në demokraci, e vetmja mënyrë e njohjes dhe shenjimit të të vyerve është vota e lirë dhe e vetëdijshme. Pra sita ku duhet të ndahet gruri nga egjra e mielli nga krundet është votimi i pergjegjshëm i popullit.

Për votuesin kosovar kjo do të jetësohet më datën 6 TETOR.


b) Jahir Morina dhe Kosova


Secili përgjatë segmentit të jetës personale lë gjurmët e veta sidoqofshin ato. Mendoj se gjurma më e dukshme dhe më simbolike është ajo e raportit të individit me mëmëdheun. Atje ndodhet toka:

"... ku kam dashur mëmë e at'

ku më njeh dhe gur' i thatë..."

Vetja tregohet atëherë kur vendi ka temperaturë dhe dhembje koke. Pikërisht ky është çasti i provës së madhe se të tjerat mbeten fjalë.

Dhe Jahir Morina e dha me sukses provimin e jetës: ndihmoi me armë në dorë pë shërimin e dhimbjeve të Kosovës.

Luftëtar dhe veteran i UÇK-së. Dy vjet me pushkë nē dorë kundë kuçedrës serbe (1997 - 1999), komandant toge i Gardës së Republikës (1999 - 2002).


c) Ekonomisti i suksesshëm


Balzaku shkruante tek parathënia e Komedisë Njerëzore se Franca do te mund të shkëlqente në progresin e shumëfisht nëse do tē drejtohej nga intelektualët të zotë e të ndershëm. Në krye të shkallares intelektuale vendoste ekonomistët e sprovuar.

Jahir Morina u pergatit përgjatë studimeve universitare si ekonomist i grupit elitar dhe u provua në jetë si specialist, sipērmarrës dhe promovues i sukseseve e i vlerave të mahnitshme brenda njē kohe të shkurtër.

Aksioner i Bankës së Kosovës.

Kryetar i Shoqatës së ndërtuesve.

Anëtar i Dhomave Ekonomoke tē SHBA - ve, Gjermanisë e Italisë.

Themelues dhe drejtues i kompanisë “Princesha Construction”.


d) E mira ime dhe e mira e të tjerëve


Kryevlera e njeriut është të qënit human. Pra njeridashja e zbukuron cilindo që e ka dhe shëmton çdokënd që i mungon. Se mund tē jesh i pasur me çeqe apo pasuri materiale, por s'mund të ndihesh i qetë nëse quhesh njeri, kur të rrethon mjerimi i të tjerëve.

Jahir Morina është njeri tejet human e ndihmues. Ai i ka dhënë dorën për ta ngritur gjithkujt që ia ka shtrirë miqësisht dhe ndershmërisht. Ndihma më e madhe e tij janë punësimet e dhjetra e qindra specialistëve e punëtotëve në frontet e punēs së kompanisë ndertuese.

Veç kësaj nuk e ka rrudhur dorën për të ndihmuar institucione shkollore, parashkollore, kulturore, fetare si dhe individë në nevojë.

Ai duket se u thotë dhe u tregon konkretisht të gjithëve se e mira bëhet edhe mē e mirē kur pjestohet me shumë tē tjerë.

e) Po, mund të bëjë edhe më...

Ç'mund të bëjë më tepër njeriu i suksesshëm e human për komunitetin?...

Patjetër që mund dhe do të bëjë. Jahiri është ende shumë i ri. Ai ka aftësi të marrē mbi supe edhe ngarkesa të tjera më të rënda e më të dobishme. Tanimë jo per vete, por për Kosovën dhe të ardhmen e banorëve të saj.

Duke i dhënë mandatin e deputetit nga radhët e AAK - së votuesi kosovar do të ngrejë në foltoren e Kuvendit individin e vet perfaqësues që kurrë nuk do ta harrojë në të keq e në të mirë.

Ndaj mos hezitoni të nderuar vëllezër se ai do të jetë zëri i drejtësisë, i ndershmërisë dhe i dinjitetit kombëtar e njerëzor, përkrah liderit të sprovuar të AAK - së, kryeministrit Ramush Haradinaj.

Comments


bottom of page