Sapo doli Libri për familjen e njohur Çaushi nga Konispoli.
Ç A U S H A J T E K O N I S P O L I T (rrënja - trungu - degët) / Pjesa e parë
I urojmë shumë sukses kësaj familjeve të nderuar.
Edhe Herodoti thotë: thonë se…
Kur dëshiron t’i ngjitesh një maje të lartë e të largët me
synimin për ta eksploruar, ngjitu me kurajo e pa mëdyshje edhe
nëse është mbuluar nga mjegulla e dendur e kohës. Praarrijese
brenda saj fshihet e panjohura që të tundon. Se e panjohura po
të preket, bëhet e njohur e domosdoshme dhe e këndshme për
qënien që e kërkon. Njëheraz, mjegulla e të largtës ka mbuluar
rrënjën që mbajnë trungun dhe degët. E megjithatë ajo ekziston
si bora mbi borë, si gjethja mbi gjethe. Arsyet e nisjes së këtij
shkrimi në krye dalin si pyetje kureshtie e mandej janë dhënë
përgjigjet në formë bërthamash tregimtare gojore apo shkrimore.
E para është pyetja që vlen për cilindo kurdoherë e kudo qoftë.
A duhet zbuluar dhe njohur rrënja e pemës tënde gjenealogjike
që duket sikur ka humbur në thellësinë e terrtë të viteve e
shekujve?... Patjetër! Secili ka të drejtën, por dhe detyrën për ta
zbuluar atë që të dijë udhëtimin në shekuj të trungut të vet, pra
nga vjen, ku gjendet dhe ku shkon.
Kjo ka shumë të mira, por në veçanti ka krye të mirën dhe
kryedetyrën. Cilën? Ja pra, i tregon të vërtetën në dritë të pastër
ardhësit të huaj, të djeshëm apo të sotëm ngado qoftë. Se i huaji përherë ka neps të madh! Ai të hiqet pronar në truallin tënd duke
të larguar ty tutje Karpateve apo stepave të Azisë. I thua me
qetësinë e fakteve se Ne këtu kemi qënë dhe i kemi vënë emrin
vendbanimit tonë, pjesës së shtetit të Kaonisë, Qytet i Kaonëve.
E kemi thirrur çukën përballë shtëpive tona Ajtua që duket sikur
i thotë njeriut në rrezik Aj tu (ajde ktu) mbase që në kohën e
Vërshimit të madh e të Varkës së Noes.
Kur bashkuam pjesët e ngulura në kodrat për rreth e kemi
quajtur lagjen ku vumë themelin Pirrot (Pirrati, sot shqiptohet
Pirat), pra bashkëkohës të Pirros së shtetit ilirian të Epirit. Atij
më sipër i thamë Bregu i Koçit, domethënë i Kostandinit, njerit
prej shtatë kapedanëve të këtij vendbanimi kaonik.
Format gjuhësore me prapashtesat apo shquesitë ot, at, it janë të
njohura për shumësin e emrave në të folmen e krahinës së
Çamërisë: filaqot, kociot, markaqot, konispolit, grykëhorit,
Çuçat etj. Për t’i shtrirë rrënjët më gjerë e më thellë thirrëm në
gjuhën tonë përroi i Pirros, përroi i Ngjalës, Çiçiriku ( kroi që
hidhte pak ujë - çiçi ), Bota e Kuqe, Qafa e Botës etj, etj.
Ja pra, këto na kanë thënë paraardhësit, i themi ne sot dhe do
t’ua përcjellim pasardhësve me porosinë që edhe ata t’i pasojnë
tek të tyret në vijëmësi brezash.
Pyetja tjetër vjen vetiu dhe futet si ngucje nga ata që vënë
pikëpyetje dyshimesh edhe për sytë e ballit apo veshjet që
mbajnë në trup. A keni mundësi për të dëshmuar me fakte dhe
dokumente konkrete për gjithë brezat që pretendoni si
paraardhësit tuaj autoktonë në këto troje? Domosdo, por para
se të flasim për këtë le të lexojmë dhe të njohim se si është
ndërtuar e servirur historia e Europës dhe posaçërisht e pellgut
të Mesdheut.
Në pjesën Hyrje e librit HISTORITË të rrëfimtarit antik
Herodoti, profesor Aleko Minga shkruan:
“ Me të drejtë bëhen pyetjet:
- A është real informacioni që ofron Herodoti për të kaluarën?
- A është i besueshëm ai?
HISTORITË ritregojnë ngjarje të së kaluarës, por këtë e bëjnë
në një m ënyrë që sot nuk e gjen më në shkrimet historike. Sillen
biseda nga e shkuara e largët për të cilat as Herodoti, as
informuesit e tij nuk kanë qënë dëshmitarë. Ndodhitë tregohen
sipas pikpamjeve të imagjinuara të aktorëve të tyre, shtohen
detaje të gjalla që janë produkt sajesash sesa të kujtesës së
mirëfilltë. ( fq. 11 )
Studiuesit që merren me historinë gojore thonë se kufiri i
skajshëm për një transmetim të besueshëm të ngjarjeve nga e
kaluara është deri në tre breza. Nisur nga kjo shumë
informacione te katër librat e parë në HISTORITË e Herodotit
nuk konsiderohen historike. E megjithatë, gjithë bota e quan
baba të historisë antike! Këtë e pohon edhe vet Herodoti kur
shkruan:
“E di se e kam dëgjuar nga delfianët, por miletasit shtojnë disa
hollësi të tjera. (fq. 17)
Thonë se Arioni do të vizitonte Italinë
dhe Siçelinë. ( fq. 30 ) Disa thonë se Piria nuk u ndal me kaq. (
fq. 45 )
Priftërinjtë më thanë se pas Mikerinit, mbret i Egjiptit u
bë Aziki. ( fq. 153 )”
Thënie të tilla gjen me dhjetra te katër librat e parë në
HISTORITË e autorit. E megjithatë, ai u quajt baba i historisë!
コメント