Dy të vetquajtur artistë (se të mbarosh artet s'do të thotë se u bëre artist)... Nejse, pra dy të vet quajtur ashtu, një të shtunë prilli bënë këtë "humor" për vendin dhe popullin të cilit i përkasin:
- Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28 mijë kilometër katror.
- Dhe një popullsi prej tre milionë delesh!...
Pas fjalës "humoristike" dele qeshën vetë bashkë me incizimet bajate me qeshjet frenetike.
Ej, t'i shihje si hahaliteshin me faqet e fryra e barkun e Sanços sikur dy desh përçorë që gjasme janë ndryshe nga tre milionët!
Të kuptohemi, është e sigurt qe jo gjithë shqiptarët janë dele, por është tepër e sigurt që dy sikur "humoristët" janë jo vetëm dele, por edhe dorëlëpirësa të padronëve e shtetarëve të cilëve u rrinë gatitu!...
Comments