top of page
Search

Ç’KA QENË SHQIPËRIA, Pelasgëtë / Sami Frasheri

Shqipëri i thonë gjithë ati vëndi, tek rrinë Shqipëtarëtë. Shqipëtarëtë janë m’i vjetër’ i kombeve t’Evropësë. Duketë që këta erdhë më parë se gjithë prej mezit t’Asisë n’Evropë; edhe këta prunë në këtë vënd ditjen e të bërit shtëpi me mur si edhe diturin’ e të lëruarit, të mbjellit e të korrurit; se ata njerës, që gjendeshin më parë tyre n’Evropë, ishin t’egërë e roninë nëpër pyeje e nëpër shpella duke ushqyer me pemëra t’egëra e me mish gjahu. P’andaj prindëritë tanë të vjetërë u quajtënë Arbënë, fjalë të cilën na Toskëtë, pas zakonit tënë që bëjmë n në r, e këthyemë në Arbënë, si e përdorim edhe sot.


Do-me-thënë ky komp kaq’ i vjetërë thuhëshë që m’atëherë Arbënë a Arban, do-me-thënë ata që punojnë arënë, që korrin e mbjellinë.

Këtë fjalë Romakëtë e kanë këthyer më Alban duke thënë edhe vëndit të tyre Albania, si e thonë edhe sot Evropijanëtë. Greqt’ e pastajmë na thanë Arvanit, duke këthyer prapë l-në në r; dhe nga kjo fjal’ e Greqet Tyrqitë kanë bërë fjalënë Arnaut, si na quajn’ edhe sot.


Po na vetë fjalënë Arbërë e kemi përrrethuarë vetëm në një farë të kombit tënë, të cilën’ e themi edhe Lap; edhe kombi i tërë ka marrë emërinë Shqipëtar e vëndi ynë Shqipëri, fjalë të bëra prej shqipesë, zogut të bekuarë të Hyjit, q’i falëshinë prindërit’ e vjetërë tanë, edhe të cilit fytyrënë e kishimë edhe në flamurt. Po kjo fjalë dukëtë të mos jetë shum’ e vjetërë a të mos ketë qënë që në kryet e përgjithçime, se vëllezëritë tanë, që rojnë jashtë Shqipërisë, n’Itali, në Greqi e gjetkë nuk’ e dinë, po quhenë edhe sot Arbërë.

Me të vjetërtë prindërt tanë bota i quajnë Pelasgë, fjal’ e mbeturë nga prindret tanë më të pastajmë, të cilëtë quaninë më të parët’ e tyre Plak a Pleq. Sido të jetë, ky komp kaq’ i vjetërë e kaq’ i vjejturë për istorit ka qën’ i shum’ e i fortë e i përhapurë nëpër gjith’ Evropët të Lindjesë.

E tërë Sinisi’ e Ballkanit edhe përtej Tuinësë, Ungria, Kroatia etj. si edhe Greqia e gjithë anët’ e perëndimit t’Azisë së vogëlë, do-me-thënë t’Anatollit, ishinë vënd’ i Pelasgëvet, Shqipëtarëvet të vjetërë.

Ca nga këta pelasgë u hodhë përtej den’ Adriatik, n’Itali; Etrusqitë, Llatinët e te tjerë kombe t’Italisë janë prej farës’ së Pelasgëvet. Me pastaj erth një komp i vogëlë, q’i thoshmë Helen a Grek, e zu vënt në Greqi nëpër nisit të Pellgut Egje e nëpër anët të detit rrotull, duke përzënë Pelasgëtë andej a duke përzierë me ta.

Po edhe këta Helenë, q’erdhë n’ata vënde, ishinë prej një fare me Pelasgëtë, si edhe Shqehtë, Gjermanëtë, Gjelttë a Galëtë e të tjerë kombe t’ardhurë ng’ Asia, të cilëtë thuhenë gjithë bashkë Arianë, fëmij’ e madhe, që përpushton edhe Persëtë, Indianëtë e të tjerë kombe t’Asisë. Po Llatinëtë janë më t’afërë nga gjithë me na Shqipëtarëtë; p’andaj edhe gjuha jonë i ngjan shumë Llatinishtesë e gjuhëvet, që janë ndarë prej asaj, si italishtja, francishtja, etj.

Pelasgëtë kishmë një besë të bukur’ e vjershëtore. Besoninë gjithë shënjat’ e natyrësë e trupet' e qjellit; i falëshinë djellit, hënësë, yjevet të mbëdhenj, qjellit, revet, erësë, detit e të tjerave. Vetëtima, gjëmimi, rrufeja e gjithë shënjat’ e natyrëst ishinë të shënjtëruara në syt të tyre. Zjarrë e kishinë në shumë nder e më ca vënde s’e shuaninë kurrë.

As në qeverit as në besët nukë doninë një vetë, që bën ç’do, po u kish ënda këshillën’ e kuvendin’ e shumëve. Kjo besë, të cilënë Greqt’ e Llatinëtë e xgjeruan’ e e xbukuruanë më teprë, ësht’ edhe sot n’Evropë e në gjithë botët të qytetuarë bes’ e vjershëtarëve, të cilëtë në këtë gjejnë bukurin’ e shijënë, q’u duhetë. Kjo besë, që i thuhetë mythologji, është bes’ e të parëvet prindër tanë, Pelasgëvet.

Pelasgëtë, pas vëndevet që rrininë, ndahëshinë më shumë fara e fise, nga të cilëtë më të mbëdhenjt’ e më ’të njohuritë janë: Ilyrianëtë a të Lirëtë (të Dlirëtë), Maqedonasitë, Thrakasitë (të Trashëtë), Prygasitë etj. Nga këta Ilyrianëtë ishinë në Shqipëri edhe në vëndet të veriut, që thuhenë sot Bosnjë, Erzegovinë, Mal-i-Zi, Kroati, Dalmati etj. gjer në fund t’Adriatikut e gjer përtej Savësë; Maqedonasit’ e Thrakasitë rrininë në Maqedoni e në Thrakë; Frygasitë ishinë n’Asi që nga anët e detit gjer ne lumi Alis, që thuhetë sot Këzëll-Irmak.

Thuhetë që Ilyrianëtë ishinë shumë t’afërë me Maqedonasit e Thrakasitë me Frygasitë; po të tërë ishinë një komp edhe kupëtoninë gjuhën’ e njëri-jatërit.

Gjer në kohët të Romanëvet gjithë këta kombe Pelasgë ishinë të gjallë e të tërë. Maqedonasitë që për së vjetëri kishinë një mbretëri mjaft të fortë e cila në kohët të Filipit u rit e u shtua shumë; edhe i bir’ i këti, Aleksandri i Math, vuri në dorë më të shumën’ e botës, që dihësh atëhere, Greqinë, Thrakënë, Asin’ e Vogël, Persinë, Indinë, Egjyptënë etj., po jo Ilyrinë e Epirrë, do-me-thënë Shqipërin’ e sotme. Pas vdekjes s’Aleksandrit Maqedonasitë bënë disa mbretëri n’Asi, n’Egjyptë e n’Evropë; po duk me mos qënë të bashkuarë, duke ndarë në shumë dega e duke ngrën’ e duke vrarë në mesit të tyre, s'qëndruanë dot shumë kohë; pas pakë kohe u poshtuanë nënë Romanëtë, të cilëtë duallë me një forcë të madhe e zunë gjithë vëndet’ e Maqedonaset edhe Maqedoninë vetë Romanëtë u dhanë funt Prygaset e Thrakaset, të cilëtë humpnë e u shuanë duke lëftuarë, e duke përzjerë me disa kombe, q’u futnë në mes të tyre. Në Maqedoni diç mbahëshinë po fort të përzjerë.

Kur në të gjashtët shekull të Krishtit Bullgarëtë, komp tatar edhe Sërbët’ e Kroatëtë, kombe shqeh, hynë në Sinisit të Ballkanit si mizëri edhe mbuluan’ edhe më të shumën’ e Maqedonisë, duke nxjerë Pelasgëtë andej e duke përzjerë me ta.

Kështu humpnë Maqedonasitë, Thrakasitë, Frygasitë e të tjera fara të Pelasgëvet, përveç Ilyrianëvet, të cilëtë janë drejt prindëret tanë.

Burimi: Shqiperia, cka qene, ceshte dhe co te behet

Sami Frasheri


Comments


bottom of page