Çaji i malit,Çaj bjeshke,rigon i egër etj.(Origanum vulgare L)
- miremengjes.net
- May 16, 2020
- 3 min read
Çaji i malit është një pije që është efektive kundër sklerozës. Kjo sëmundje neurosfilitese prek mbi 30 milionë të moshuar në mbarë botën.
Pacientët fillojnë të humbin memorien dhe orientimin me përshkallëzim të situatës me kalimin e viteve.
Një studim në fakultetin Magdeburg të Gjermanisë ka treguar se konsumi i vazhdueshëm i çajit të malit, e kufizoi deri ne 80% dëmtimin e trurit, në eksperiment në minj. Më pas, ky studim u zbatua edhe në njerëz dhe rezultatet ishin tepër optimiste.

Prandaj, mos hezitoni ta konsumoni sa më shumë çajin tonë, çajin që ka shoqëruar breza e breza të paraardhësve tanë.
Rigoni përmban vit K dhe dy vajra esencialë që kanë aftësinë të luftojnë bakteret dhe në shumë raste janë më efikasë se vetë medikamentet. Rigoni përmban thimol dhe një acid të quajtur rozmarinik, por tek rigoni i kuq përmbajtja e këtyre dy substancave është edhe më e lartë.
Të dy shërbejnë si antioksidantë. Studimet kanë treguar që në një gram rigon gjenden 42 herë më shumë antioksidantë se në një gram mollë, 30 herë më shumë antioksidantë se në një gram patate, 12 herë më shumë se në një gram portokalle dhe 4 herë më shumë se boronicat.

Të dy varietetet e rigonit janë të pasur me hekur, mangan dhe minerale të tjera të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Rigoni është një nga barishtet më të shëndetshme dhe më të shijshme që mund të provosh. Rigoni është i pasur në fibër, po aq sa çikorja. Rigoni është një burim natyral i acideve yndyrore Omega-3. Rigoni përmban një listë substancash që parandalojnë sëmundjet dhe promovojnë shëndetin e mirë.
Kjo barishte nuk ka kolesterol por është burim i pasur fibrash që ndihmon në mbajtjen nën kontroll të kolesterolit. Gjethet dhe kërcelli janë antiseptikë, ndihmojnë me sekrecionet e tëmthit dhe rrisin prodhimin e djersës. Pijet ose çajrat e rigonit ndihmojnë kundër të ftohtit, virozës, temperaturës, mungesës së tretjes, problemeve në stomak ose simptomave menstruale. Barishtja e rigonit të kuq është e pasur me flavonoidë antioksidantë (vitaminë A, karoten, luteinë, zeaksanthinë dhe kriptoksanthinë) dhe renditet mes bimëve më të pasura me antioksidantë. Këta të fundit luftojnë radikalet e lira që përshpejtojnë shfaqjen e një sërë sëmundjesh dhe plakjen e parakohshme. Substancat dominuese të rigonit përmirësojnë lëvizjen e zorrëve dhe fuqitë tretëse të të gjithë sistemit por edhe e mbrojnë atë nga sulmet e baktereve dhe mykut. Ju mund të shfrytëzoni vlerat e rigonit të kuq duke e përzier me vajin e ullirit. Ju nevojiten gjysëm litri vaj të mirë ekstra i virgjër ulliri dhe 5 degë rigon të freskët ose akoma më mirë rigon të kuq. Shtojini degët në vaj dhe lërini të qëndrojnë së bashku për shtatë ditë. Nëse dëshironi mund t’i hiqni përpara se të ruani vajin. Ky vaj është fantastik për përgatitjen e picave, sallatave dhe gatimeve të tjera që kërkojnë vaj ulliri.
Shkencëtarët amerikanë kanë kryer një studim i cili ka konstatuar se kompozimet e vajit të rigonit mund të jenë efektive në shkatërrimin e norovirusit.
Studimi është kryer në formën e norovirusit tek minjtë. Studiuesit kanë zbuluar se rigoni mund ta shkatërrojë shtresën e proteinës që rrethon dhe mbron neorovirusin.
Kompozimi që e shkatërron norovirusin quhet karvakrol. Ai gjithashtu ia jep erën dhe shijen e veçantë vajit të rigonit.
Përmes shkatërrimit të shtresës mbrojtëse së norovirusit, rigoni ia mundëson kompozimeve të tjera antivirale që të hyjnë në virus dhe ta shkatërrojnë atë.
"Hulumtimin duhet ta vazhdojmë, por është e qartë se karvakroli i sulmon viruset në mënyrë unike", tha studiuesja kryesore dr. Kelly Brigt.
Shkencëtarët, gjetja e të cilëve është publikuar në revistën "Applied Microbilogy", theksojnë se rezultatet e hulumtimit nuk janë mjaft të besueshme, por gjithashtu thanë se kanë në plan t'i vazhdojnë hulumtimet që të dalin me rezultate konkrete.
Norovirusi shkakton shfaqjen e gastroenteritit, ndërsa disa nga simptomat janë të përzierat, të vjellat, diarreja, ethet dhe dhimbjet e barkut.
Ai është shumë ngjitës dhe mund të transmetohet përmes pikëzave në ajër, duke përdorur të njëjtat enë apo rroba, ndërsa sëmundja zakonisht zgjatë disa ditë.
Aktualisht nuk ekziston ndonjë vaksinë apo ilaç për norovirusin, prandaj ky studim është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e një vaksine potenciale.
Comments