top of page
Search

Çame shqiptare / Neviana Shehi


ÇAME SHQIPTARE

Çame jam, motër e Afërditës.

Një copë diell ma dhuroi Zeusi

Agimesh kur i buzëqesha tek burimi.

Çame jam nga lot i largët vij

Në Pargë kam ullinjtë, me gjithë lutërvi.

Në një sy mbaj diell, në tjetrin mbaj shi.

Jam gjysmë Dodonë dhe gjysmë Olimbi.

Gjer përtej Egjiptit emrin tim e gjen

Bukuritë e mia verbojnë dhe rrufenë

Kam nur trëndelinë, aromë manxurani

Jelekun prej ere, prej lulesh fustani.

E dëgjuat pra, jam vetë Bubulina

Vij nga lagja plakë dhe nga Salamina

Fis me Bue Shpatën, Marko trimërinë

Mund të fal dhe jetën, por jo Çamerinë

Ndaj dhe ime bijë me thotë zë krenare

Jam dhe u si mëma, Çame shqiptare.

Nrviana Shehi: Poetë nga Çamëria

Comments


bottom of page