top of page
Search

Çast emocionues dhe human në ditën e parë të viti mësimor në Sarandë

Nga: Agron MEMA


Si kudo , edhe në qytetin e Sarandës dhe shkollat e arsimit parauniversitar që ka nën juridiksion ZA-ja e Sarandës, ka nisur Viti i Ri Mësimor për arsimin parauniversitar 2019-2020. Me lule në duar, por dhe me lot në sy vogëlushët janë drejtuar bankave të shkollës.


Ky Vit Mësimor pati edhe të veçantën e vet. Vogëlushët e fshatit Metoq të bashkisë së Sarandës janë drejtuar për në shkollën fillore e cila qysh prej pesë vitesh mban emrin e mësuesit të parë që hapi këtë shkollë menjëherë pas çlirimit të vendit, shkolla fillore “Filip Kosta” Metoq. Këtu vogëlushët dhe mësuesit, prindër dhe pjestarë të komunitetit, i ka befasur një surprizë emocionante. Fëmijët e mësuesit që emrin e tij e mban shkolla e tyre, kanë sjellur për të gjithë vogëlushët e kësajë shkolle çanta dhe mjete didaktike.


Vogëlushët janë përshëndetur në emër të familjarve të mësuesit Filip Kosta nga i biri, gazetari dhe ish mësuesi Koço Kosta. Ai theksoi se rruga e dijes është e vështirë , por e domosdoshme.


Përparimi i një vendi dhe e arthmja e tij duket se sa rëndësi i kushtojmë arsimimit të brezit të ardhshëm. Edhe përfaqësuesja e ZA-së Sarandë, Hatixhe Myslimi ka uruar vogëlushët dhe stafin mësimor për suksese në Vitin e Ri mësimor dhe ka nënvizuar mbështetjen që kjo shkollë do të ketë nga ZA-ja në drejtim të plotësimit të nevojave për mbarëvajtjen mësimore.



Mësuesja Dafina Allkushi përmendi gjithë emocion ditën e parë të punës së saj si mësuese që i takoi fati të startonte në këtë shkollë, por atherë me sistem të plotë të arsimit 8-vjeçar, ndërsa sot tranzicioni e ka katandisur në një shkollë vetëm me sistem fillor. Janë uruar prej saj nxënësit dhe familjarët e mësuesit të parë themelues të thkollës.




I pranishëm në ceremoni ka qenë edhe n/kryetari i bashkisë së Sarandës z. Ramiz Hysi i cili është ndalur jo vetëm tek urimet që vijnë natyrshëm në këtë ditë, por edhe tek investimet që bashkia do të planifikojë për infrastrukturën dhe rikonstruksionin e shkollës, pasi kjo do të pengojë edhe rrjedhjen e nxënsave dhe rendjen e tyre nëpër shkolla të tjera duke rrudhur numrin e nxënësve në mënyrë të dukshme,



Kjo do ta parandalojë këtë fenomen eroziv në arsimin e shkollave të zonave rurale.

Z. Hysi falenderoi familjarët e ish mësuesit të parë që shkolla është nderuar me emrin e tij dhe ka theksuar se ky veprim human bart në vetvete vlera, por dhe një apel për të gjithë biznesmenët dhe ajo pjesë e komunitetit që ndjehet e mundur për të ndihmuar në mbarvajtjen e shkollave tona dhe fëmijët edhe kur nuk kanë mundësi të ndjehen të barabartë mes të barabartve.


Më pas nxënësit kanë marrë nga mësuesi i tyre çantat me fletore dhe mjete të tjera mësimore të shoqëruara edhe me një amita dhe çokollata të shumta. Të shikoje atë gëzim fëminor ishte me të vërtetë emocinante dhe mbresëlënëse , por edhe kushtruese se në fund të fundit nuk të kushton asgjë të kontribosh për lumturinë dhe gëzimin e tyre të çiltër.

Metoq ; 15/09/2019

Comentarios


bottom of page