Nga Endiza Dema
Atë ditë në telefon erdhi një mesazh që thoshte se në fundjavë ishin të ftuar anëtatët e shoqatës "Jeto Përsëri" për të kaluar dy ditë në qytetin e Korces si miq të familjes Demiri. Suzana një anëtate e shoqatë dhe bashkëshorti i saj, Besmi na ftonin (sigurisht ata që mund të vinin) në qytetin e tyre.
Dikush u nis me makinën e tij, dikush tjetër grumbulloi të tjerët në mjetin që kishte në dispozicion dhe pas një udhëtimit të këndshem, plot me hare dhe ndalesa për të pushuar, qoftë edhe për tu shpirë pak, mbërritën në qytetin e Korcës.
Dikush kishte ardhur më shpejtë, dikush pritej të vinte por e rëndësishme ishte që takimi i tyre, ishte një mrekulli më vete. Anëtaret që ishin më të fortë dhe në gjendje më të mirë fizike ndihmonin ata që lëviznin me vështirësi, edhe pse disa prej tyre ishin të shoqëruar.
Pas akomodimit në dhomat e hotelit të gjithë zbritën poshte në restorant ku i priste një tavolinë e shtruar me gjithë të mirat. Zana dhe bashkëshrti i saj kishin organizuat gjithcka më së miri. Grupi, më në fund ishte bashkë, bisedonin dhe tregonin për të tashmen e të shkuarën e tyre, pa harruar edhe të ardhmen e pasigurtë që i priste. Ishin të qeshur dhe fjalë mirë. pozitivë ne maksimum, i përkrahnin dhe i jepnin kurajo njëri tjetrit, duke shprehur herë pas herë, si një lutje ogurmirë dhe qëllim shpresëdhënës që "më mirë do bëhet". Në këtë takim u bashkua edhe Simo që vuante nga Skleroza Multiple prej vitesh. Buzagaz dhe fajlëmirë transmetonte pozitivitet dhe shpresë. Pastaj mbrëmja u mbyll me dy këngtarë korcarë që këndonin enkas për të ftuarit. Të gjthë kënqeshin dhe këndonin këngët e bukura korcare që i dinin për mendësh. Të pranishmit këndonin me këngëtarët dhe lumturoheshin me tingujt e bukur të muzikës së tyre.
Zana plot lumturi i shikonte të gjithë që kendonin dhe dëfrenin dhe mbushej me ngazëllim. Më në fund ia kishte dalë të grumbullonte ata njerëz të mirë, që fati i përballi me vështirësi aq të mëdha në një kohë kur duhet të lulëzonin dhe të shijonin jetën. Ajo mbrëmje gazmore dhe e hareshme u mbyll plot lumturi dhe kënaqësi.
E nesërmje fillonte me surpriza të reja, sepse mbas mëngjesit të shijshëm, cifti i mrekullueshëm kishte organizuar një shëtitje me makina në të gjithë qytetin për të njohur nga afër pikat turistike të Korcës. Të ftuarit dëgjuan plotë histori dhe kuriozitete prej tyre. Më në fund mund të thonin që e njihnin qytetin me themel. Pikat më të bukura të atij qyteti i panë e i fotogrefuan në aparatin fotografik dhe sigirisht edhe në në memorien e tyre. Duke pasuar me një kafe të shijshme ne ambjente të gjelbëruara dhe plot oksigjen. para tyre, nga larg, shfaqej qyteti si në pëllëmbë të dorës, një mrekulli e magjishme shtrihej në atë territor mrekullueshmëm.
Por dita nuk mbaroi aty. Dreka i priste në qytetin e Pogradecit. Në një trestorant tradicional të zonës që shërbente gatime të mrekullueshme. Ato momente ishin të cmuara, folën, qeshën, thanë shakara, barsoleta dhe urime për të ardhmen. Të gjithë kishin shumë projekte në sitarë, që dëshironin t'i plotësonin, sepse jeta nuk është e bukur kur nuk mendon për të ardhmen e nuk gjykon me pozitaivitet cdo të mirë a të keqe që të shërben ajo, ndonjëhëherë pa dëshirën tënde. Dhe janë eksperienca të tilla që i afrojnë njerëzit me njëri tjerin. momente në të cilat ndjehen si gjithë të tjerët dhe mund të japin dicka më tepër nga vetja e tyrë edhe pse me pengesa të shumta.
Faleminderit Zana, faleminderit Besim për orët e bukura që na ndihmuat të përjetojmë. Faleminderit cifti i mrekullueshëm që buzagaz dhe fjalë ëmbël na bëtë të përjetojmë një fundjavë të paharruar. Castet e bukur janë të stampura nbi spilën që na dhuruar për të kujtuar këta momente. Urojmë që të jeni përherë kaq të mbarë e të mirë, ti Zana, shoqja jonë e ëmbël, qofsh përherë e plotësuar dhe e lumturuar nga gjithcka qe të rrethon. Nga nipat e tu të bukur që të japin dashuri pa kushte dhe sidomos nga yt shoq që kujdeset për ty kaq shumë. Të gjithë ne jemi të kënaqur që patëm mundësi të të njohim dhe të falënderojmë që na pranove në jetën tënde. Kjo do të thotë shumë për ne. Faleminderit!
Comments