top of page
Search

ÇELËN BAJAMET,NË KONISPOL!























Çelën bajamet në Shehat e në Çuçat . Paskan çelë bajamet edhe në Pirat. Sa bukur paskan çelë, në Aliagat. Stinë lulebajamesh edhe në Fund Fshat! Çelën bajamet dhe në Bregun e Koçit . Konispoli veshi i gjithi vellon e bardhë. Si një nuse e bukur çame,bekuar prej zotit. Bashkë me bajamet, pranvera ka ardhë ! Çelën bajamet,të heshtura,pa bujë,pa fjalë. Çelën bajamet,si mijëra flutura të bardha drite. Fluturojnë me krahë tutje,drejt detit me valë. Oh,sa ritual i bukur,që përseritet ndër vite ! Konispoli,me aromë bajamesh thotë”Mirsevjen” Konispoli të gostit me aromë të rrallë Çamerije. Gjithë botën të shetisësh,si Konispoli,nuk gjen! Konispoli i lulebajameve,me djem e vajza,si yje! Lajmëtarët e pranverës çelën te ti,Konispoli im. Lule të bardha,si miljona flokë bore,si vello zbukuruar. Krahët ke hapur sot,në një të ngrohtë,përqafim. Konispoli i lashtë,me pranveren perjetësisht je dashuruar! Çelën bajamet në Konispol,çelën lule të bardha. Konispoli portat e zemrës,çelur i mban,në çdo stinë. Një këngë lirie vjen si një vegim,qysh nga kohët e largëta. Konispoli ynë ,martuar përjetësisht me lirinë!



Comentários


bottom of page