top of page
Search

Çfarë di Kryeministri që ne nuk e dimë?!

Updated: May 26, 2020

Jonila Godole

Te dielat pa makina per t’iu kushtuar „mjedisit, te moshuarve, femijeve dhe familjeve tona“.

Udhezimet e fundjaves po kthehen ne nje zbavitje te vertete, absurditet i gjalle.

Pse vetem te dielave pushim makinat, dhe jo nga e hena te shtunen?!

Pse nga tetori, cfare do ndodh atehere, çfare di kryeministri qe ne nuk e dime?!

Ndersa shqiptaret ende nuk po lejohen te levizin te lire ne fundjave, vjen paralajmerimi per kufizimet ne te ardhmen?!


Pse mos ta heqin fare edhe internetin qe te mos hallakatemi; lajmet i marrim vesh per bukuri nga ekranet e pushtetit, udhezimet na i jep njeshi personalisht ne telefonin fiks?!

Edhe pse me qeshet teksa shkruaj keto radhe, e kam nje si frike qe e pabesueshmja mund te ngjase ne çdo çast, siç e kemi pare tashme.

Erdhi e iku pandemia, asnje studim serioz mbi çfare ndodhi, çfare fituam, çfare humbem, ku eshte ekonomia, si do funksionoje hapja, si do menaxhohet nje pandemi e dyte e mundshme?!


Asnje rresht leter per te justifikuar izolimin disa javor te shqiptareve, por shume energji per te prishur dhe shembur: gjimnaze, vila te vjetra, Teatrin Kombetar, mundesisht naten (se na ndotet ajri posi), me procedura te pershpejtuara dhe ne menyre te paligjshme.

Per te gjitha keto sajohet nje kauze natyrisht, e larte, idealiste.

Si kjo kauza e mbrojtjes se mjedisit, ku korsi bicikletash shkaterrojne qindra biznese buze rruges; ku urbanizmi modern na thuhet se permireson cilesine e jeteses sone, gur e beton se helbete, kujt i duan parqet, mjafton njeri qe kemi laj-thaj; ku kulla te reja do mbijne si çibane, ngucur mes nje identiteti arkitekturor dhe historik te perçudnuar perqark sheshit.

Pas fasadave te lyera do lengojne pallatet e vjetra nen hijen e qiellgervishtesave te vetmuar qe pritet te strehojne ajken politike dhe ekonomike te ketij vendi, medet.

Te moshuarit, te cilet i duam kaq shume, do rilindin, kur t’i shpien - me orar - te bejne „shopping“ ne qendrat komerciale te kullave, me parate e pensionit simbolik.

Femijet do kenaqen pamase duke luajtur mes betonit dhe familjet e tyre do kursejne karburantin duke mos dale ne natyre, por duke kthyer filxhanin e kafese ne lokalet e kullave perreth sheshit, ne pritje te udhezimit te radhes, nga lart.


Commenti


bottom of page