top of page
Search

Çfarë festojnë shqiptarët në 1 Maj?

Nga Tanush Çaushi


Është ditë e Diel. Me tufa me lule dhe me gëzim si para viteve 90-të ashtu edhe në vitin 2022.

Tabloja në përmbajtje është e njëjtë edhe pse modelet e festimit janë disi më ndryshe. Duket sikur çdo gjë shkon vaj si në vitet 1970 edhe në 2022.

E njohur në Evropë si Festa e punëtorëve të gjithë rendin të festojnë.

Të gjithë rendin të bëjnë dreka me plot ushqim dhe pije.

Po çfarë festojmë ne shqiptarët e vitit 2022? Kjo është një pyetje që përgjigjja e së cilës shpalos problematika të shumta. Ne festojmë mungesën e sindikalizmit dhe sindikatave. Ne festojmë mungesën e të drejtave të punëtorëve dhe punonjësve. Ne festojmë liritë e munguara të specialistëve dhe punëtorëve.

Ne festojmë "shtypjen" primitive të punonjësve nga dora e shtetit ku mësuesit, mjekët dhe gjithë administrata publike janë kthyer në robër të bindur. Ne festojmë konkurset fiktive në administratën publike. Ne festojmë mungesën e sistemit të karrierës ku Drejtor mund të bëhet edhe një i sapodiplomuar nga shkolla me asnjë ditë punë. Ne festojmë humbjen tonë, dështimin tonë...

E megjithatë përsëri vrapojmë të dyndemi mirë e mirë me raki dhe mish për të festuar 1 Majin. Këtë ditë që është edhe dita e dështimit tonë.

Comments


bottom of page