top of page
Search

Çfarë i bën të suksesshëm gjatë gjithë jetës, profesionistët e vërtetë? nga Grida Duma

Përse ata nuk janë pre e tmerrit që i kap shumicat nga shkretëtirat sociale apo krizat ekonomike e politike?

Përse profesionistët e vërtetë i shohin me dyshim partitizmat politike dhe i bëjnë qëndresë lutjeve të tyre?


Për një arsye të thjeshtë dhe themelore; profesionistët e vërtetë dinë mirë që janë të nevojshëm! Janë të nevojshëm në ditë të këqia dhe të mira. Ata janë po aq molekulat që rigjenerojnë një trup në gangrenë, janë po aq embrionet e forcës riprodhurese të trupave të fortë.

Profesionistët e vërtetë kanë një stigmë të përbashkët; ata kanë një dysheme etike që nuk ja shkel askush dhe e dinë që ky taban i një minimum etik, është jo mburoja (siç thonë disa), por arma që i jep pushtetin e përhershëm jo të përkohshëm.

Ky minimum etik i profesionistëve të vërtetë është “shpirti i ndërtimit” thoshte Weber tek Etika Protestante dhe Shpirti i Kapitalizmit.

Belina Budini, mikja ime Belina, tashmë e ka të shenjuar etikën protestante të profesionalizmit. E ka bërë këtë në profesionin ndoshta më të vështirë për të përcaktuar vijën e kuqe; në gazetari e komunikim.

Dje, në promovimin e librit të saj “NDIKUESIT/INFLUENCERS; GAZETARËT PËRBALLË POLITIKANËVE”, Belina Budini dhuroi një trajtesë par excelence delikate. Të trajtosh dhe analizosh me etikë, etikën e kolegëve gazetarë; nuk është punë e lehtë.

Është po aq e vështirë sa të gjykosh gjykimin, të masësh ndjesinë apo të kuptosh kuptimin.

Ndërsa shkoja tek ajo, si shumë shenja që na vijnë nga e papritura, një mikeshë e vjetër më ndaloi në rrugë e më tha,… në ato panelet e përsëritura të analistëve e opinionistëve vlen të jetë ajo Budini...

Vijova rrugën në promovimin e Belinës, me kuptimin e qartë që cilësia kuptohet edhe kur nuk shfaqet; kuptohet sepse e thërret nevoja për të, kuptohet nga mungesa për të.



Comments


bottom of page