top of page
Search

Çfarë presin shqiptarët nga opozita?

Nga Anxhela Qyshka

Të gjithë shqiptarët e kujtojnë lëvizjen KOP ( Komiteti i Orientimit të Politikave ) që bëri PD në vitin 2005. Berisha, pas 8 viteve në opozitë të vështirë erdhi në pushtet. Kujtojmë fitoren e pastër në Durrës, Tiranë dhe në shumicën e qyteteve të mëdha të opozitës së asaj kohe.

Po si ka mundësi ndodhi një ndryshim pushteti spektakolar? Si ka mundësi që votat e shqiptarëve shkuan djathtas në mënyrë bindëse? Përgjigjja është e thjeshtë: Opozita krijoi frymë. Opozita shpalosi platforma të qarta. Opozita afroi edhe mendimin ndryshe, të përjashtuar. Opozita i hapi dyert për figurat e reja intelektuale të shoqërisë civile. Opozita krijoi besim. Përse sot opozita nuk ndjek këtë rrugë, por braktis zgjedhjet dhe i fal pushtetin Ramës? Përse opozita nuk hapet ndaj shoqërisë civile? Përse opozita pret të kalojnë 8 vite dhe të shpresojë se tradita do e sjellë në pushtet? A nuk ka ardhur koha që opozita të përsërisë traditën e KOP dhe ta përmirësojë atë? A nuk ka ardhur koha për një program qeverisës bindës?

Çfarë po ndodh kështu me opozitën? A është opozita pasuri kombëtare apo e personalizuar? Sa më shpejt opozita ta kuptojë se çelsi i suksesit nuk është synimi vetëm për pushtet, aq më mirë është edhe për zhvillimin e vendit. Sa më shpejt ta kuptojë se "recitimet" pa vlerë të përsëritura nuk pijnë më ujë. Shqiptarët presin një ndryshim të vërtetë dhe jo një vazhdimësi vizioni qeverisës. Shqiptarët presin një vizion të ri pozitiv qeverisës dhe jo fytyra negative që synojnë vetëm pushtetin.

Shqiptarët presin që opozita t'iu kthehet atyre dhe jo tu sherbeje axhendave të dyshimta...




Comments


bottom of page