top of page
Search

Çfarë është dituria e Vedave?

Intervistoi Aferdita Zaja, Norvegji









Intervistë me PT – Prashant TriVedi, Mjeshtrin e diturisë së Vedave


Çfarë nënkupton Epoka e Ujorit?


Kemi 12 shenjat karakteristike të Zodiakut dhe secila nga këto 12 shenjat e horoskopit/zodiakut zgjat 2000 vite, kështu të gjitha së bashku përbëjnë një cikël të plotë 24 mijë vjecar. Rendi i tyre është i kundërt me atë që shumica mendojnë, bie fjala nuk shkohet nga Dashi tek Demi, Binjaket etj por tani jemi duke shkuar nga Shenja e Peshkut tek shenja e Ujorit apo me saktë tek Epoka e Ujorit. Këto 2000 vitet e fundit që kanë kaluar konsiderohen si Epoka e Peshkut e cila ishte Epoka e besimit pra duhet të besoje në shumë fe, madje edhe vetë Shkenca e tanishme është një farë lloj feje ku ti duhet të besosh në atë që të tjerët thonë pa e parë vetë. Tani jemi duke u zhvendosur në Epokën e Ujorit e cila është Epoka e të diturit (jo më e besimeve). Ujori është shenjë që paraqet «diturinë e vërtetë». Pra ka të bëjë me dituri aktuale që ti e shikon vetë dhe jo me dicka ku ti thjesht do u besosh të tjerëve. Ka të bëjë me teknologji si bie fjala internetin që përkthehet si net/rrjeti i eterit (elementi qiell), pra me valët e eterit dhe me teknologji moderne. Praktikisht kemi hyrë në Epokën e Ujorit e cila lidhet shumë me komunikimin, qartësinë, të vërtetat, të parit e realitetit ashtu sic ai është në të vërtetë.


Sipas civilizimeve të ndryshme në botë, si ajo e Mayave thuhej se bota do të merrte fund në dhjetor të vitit 2012, për cfarë epoke flasin ata? A mund të na e sqaroni?


Civilizimet e lashta kudo në botë si Mayat, Aztekët, indianët e Amerikës, nordikët etj flisnin për ndryshimin e epokave por të gjithë këto civilizime të lashta sido që të jetë referonin tek dituria e pavdekshme e Vedave. Vedat kishin një njohuri të qartë, të saktë lidhur mbi epokat që kanë qenë dhe që do të vijnë. Sipas Vedave kemi 4 Epoka kryesore të njerëzit Satya (epoka e artë), Treta, Dvapara dhe Kali Yuga (epoka e errësirës). Njerëzimi ka qenë tashmë 5000 vite në Epokën Kali pra atë të errësirës dhe injorancës. Pikërisht tani jemi në vitet e mbarimit të Epokës Kali dhe po hymë në Epokën e Re, prandaj po ndodhin shumë gjëra tani. Po të shikoni vetë në qiell të gjithë yjet rrotullohen rreth Yllit Polar i cili në sanskritisht quhet Dhruv Tara. Sipas Vedave Dhruv është një qenie që është i lidhur direkt me Hyjninë/Zotin, me qeniet e larta, me forcat e larta hyjnore. Ne jemi tashmë të bashkëlidhur me këtë yll polar, lidhja jonë me këtë yll në kohën ku jemi tani është mjaft e dukshme dhe e fuqishme. Kjo nënkupton që ne kemi hyrë në Epokën e Re për të cilën Mayat ose shumë të tjerë kanë përmendur shpeshherë, e ke parasysh sesi të gjithë u surprizuan se bota nuk mori fund në vitin 2012 etj. Në fakt ajo është thjesht simbolikë e ndryshimit të Epokave, sepse në të vërtetë nuk ka një datë fikse për të përcaktuar këtë këmbim të epokave sepse varet nga veprimet e njerëzve. Ndryshimi i Epokave është duke u përjetuar tani në këtë kohë që po jetojmë tani.


Çfarë nënkupton për ne njerëzit ky ndryshim i Epokave nga pikëpamja shoqërore, politike dhe fetare?


Duhet të kemi parasysh se sa here një gjë e re fillon e vjetra duhet t’i hapi rrugë të resë. Për shëmbull njerëzit ishin të frikësuar në vitin 2012 se mos bota do të përmbysej, mbaronte. Në fakt një mbarim ekziston, por jo ajo që shumica mendon. Ato që do të mbarojnë janë gjepurat, mentaliteti i marrëzirave. Këto përfundimisht do të ndryshojnë dhe marrin fund dalngadalë. Mentaliteti i njerëzve që është në kundërshtim me ligjet natyrore dhe hyjnore do të përfundojë. Ajo që quhet sistemi shoqëror politik, ekonomik, fetar që gjendet tek mentaliteti njerëzor ka për të përfunduar dhe ndryshuar sido që të jetë. Gjëja kryesore është ndryshimi që do të pësojë cdo njeri, ndryshimi i mentalitetit të tij, a do të harmonizohet me vullnetin e natyrës dhe Hyjnisë apo do të ndjek rrugën kundra natyrës dhe Hyjnisë. Epoka e Re është epoka e bashkimit me natyrën dhe Hyjninë. Ky është thelbi i kësaj Epoke të Re. Të gjithë strukturat qeveritare ndërtuese që ekzistojnë kundra ligjeve natyrore sigurisht që do të bien. Për ata që kanë sy për të parë kjo gjë ka filluar të ndodhë dhe sic ata e shikojnë bota ka ndryshuar tashmë në shumë mënyra sido që të jetë.


Meqë Epoka e injorancës Kali po përfundon do të thotë kjo se Epoka e dijes së Vedave është duke u rikthyer përsëri?


Po. Në fakt njerëzimi kudo në këtë planet e zotëronte diturinë e Vedave edhe më përpara. Por kjo dituri e pastër hyjnore u nda dhe u copëtua në shumë mënyra, vende, gjuhë dhe u hallakat nga shumë popullsi, fise të lashta duke rimarrë forma të ndryshme, të tjetërsuara dhe të reja. Kur dicka origjinale deformohet kuptohet se duket e ngatërrueshme për brezat e tanishëm, e pakuptueshme me kalimin e kohës. Madje edhe vetë në burimin e diturisë së Vedave që është India e sotme, kjo dituri u deformua. Mund të imagjinosh sa shumë është deformuar në vende të tjera (Dituria e Vedave ndodhet e koduar brenda gjuhës Shqipe). Dituria e Vedave është dituria mbi Universin apo Multiversin, mbi ligjet e Universit. Dituria e Vedave është dituria hyjnore që është e lashtë sa vetë Bota, kjo dituri lindi kur u krijua vetë Universi. Pikërisht kjo dituri është duke u rikthyer tani. Të gjitha vendet e botës këtu do ti rikthehen kësaj diturie tashmë. Kjo pak a shumë ka filluar qysh kur njerëzit kanë filluar të bëhen vegjetarianë ose veganë, kanë filluar të ndryshojnë sjellet e tyre etj. Kjo lloj ndjeshmërie e vedave ka përshkuar plot njerëz në shumë vende të botës. Por kjo akoma spo ndodh në formë të pastër dhe të plotë prandaj kemi krijuar meditimet lotusocean kudo në botë ku vetë njerëzit do të mësojnë thelbin e një jete Vedike origjinale, thelbin e diturisë së Vedave. Kjo gjë do të ndodhë në epokën e ardhshme. Pra nuk do të jetë një sistem fetar por një sistem i diturisë së pastër për të gjithë njerëzit e kësaj bote. Njerëzit do të mësojnë si të kenë një jetë më të mirë që do t’a mësojnë nga dituria e Vedave.


Çfarë është një mënyrë jetese Vedike?


Mënyra e jetesës sipas Vedave nuk mund të përshkruhet thjesht në një bisedë. Ajo kuptohet duke e praktikuar, vështruar, dëshmuar dhe përpjekur për t’a patur atë. Eshtë dicka që duhet mësuar, për këtë arsye kemi filluar me seancat e meditimit lotusocean ku njerëzit të mësojnë mënyrën e jetesës vedike, si t’a trajtojnë trupin e tyre, si të kenë një jetë vedike, si të qëndrojnë, cfarë diete të kenë, cfarë të flasin etj. Jeta nuk është një gjë e vetme por dicka holistike, tërësore dhe plotësuese nga të gjitha këndvështrimet. Mënyra më e mirë është kur njerëzit e përjetojnë vetë këtë formë jetese vedike.

Njerëzit mund të fillojnë të lexojnë librin tim të përkthyer në shqip “Eposi PT” (P’s gita), aty përshkruhet këndvështrimi vedik i ekzistencës njerëzore. Më pas ata mund të dëgjojnë tingujt lotusocean (ne youtube degjo kanalin “LotusOcean”) të cilat të lidhin me elementët e natyrës, me vetë natyrën. “LotusOcean” është një term përgjithësues për një dituri plotësuese holistike për të mësuar sesi të kesh një jetë njerëzore të mirë. Kjo rrjedh vetëm nga dituria e vedave, nga stili jetësor i Vedave. Unë u këshilloj njerëzve të fillojnë leximin e librit Eposi PT, të fillojnë meditimin lotusocean ku do të mësojnë gjërat bazë të një jetese të duhur si edhe të dëgjojnë muzikën lotusocean.


A është duke u rikthyer jetesa vedike me të vërtetë në kohët e tanishme?


Dikur ka ekzistuar një kohë ku njeriu jetonte në harmoni me natyrën duke respektuar ligjet hyjnore. Sistemi i edukimit të Vedave quhet sistemi «gurukul», guru është një mësues që ka dituri të vërtetë, pra jo që pretendon se di. Dishepujt, nxënësit e tij jetonin së bashku me gurunë dhe kishin tërësisht një mësim jetësor duke e nisur nga themeli që ishte postura pra mënyra si e mban trupin, kontrolli i zërit dhe i të folurës etj të cilat për momentin mësohen nga Afërdita Zaja për të gjithë shqipfolësit kudo në botë. Sistemi gurukul ka humbur, sot kemi sistemin shkollor në zotërim e cila sipas Prashantit nuk të mëson kurrëfarë gjëje. Shkollat sot nuk të mësojnë mbi realitetin e jetës, nuk të mësojnë si të kesh një jetë të duhur, si t’a jetosh jetën në mënyrë të suksesshme, si të evoluosh në shpirt, si të lidhesh me natyrën. Për të qenë i sinqertë sot shkollat të mësojnë gjëra të gabuara qëllimisht që ti mos të evoluosh. Pas 20 vitesh studimi nëpër shkolla një njeri ndihet goxha i hutuar, i ngatërruar, nuk është në gjendje të dallojë dot kush është gënjeshtër apo e vërtetë në këtë botë. Ndërsa po të studiosh 20 vite nën shkollën e vërtetë të Vedave do të mësosh kush je ti, që ti nuk je vetëm ky trup por ke edhe shpirt i cili në sanskritisht quhet Atma. Ti mëson aty se ti ke ardhur në këtë botë këtu për të evoluar në shpirtin tënd (Atma), për të dalë nga cikli i vuajtjeve të lindjeve dhe vdekjeve. Shkollat moderne të sotme nuk të mësojnë atë që duhet, nuk të tregojnë as qëllimin kryesor të vetë ekzistencës njerëzore, as qëllimin e jetës njerëzore. Tani shkollat moderne vec të mësojnë se ti lind, jeton, vdes dhe kaq. Ndërsa dikur sistemi i edukimit gurukul në kohët e Vedave të mësonte mbi qëllimin e vetë jetës njerëzore dhe mjaft gjëra të rëndësishme që njeriut i duhen në jetë. Atëherë mësoheshin të vërtetat mbi ekzistencën njerëzore, mbi këtë botë, mbi këtë plan ekzistence, cfarë duhet të bësh që mos të biesh në telashe, mësoheshin ligjet hyjnore natyrore.

Cfarë është bota lotusocean?


Nëse e ke parasysh fjalën në anglisht world = botë, kjo vjen nga fjala word = fjalë, por me një «l» të shtuar. Pra fjala, zëri apo tingulli ka lidhje me krijimin, botën. Në bibël thuhet se Fjala qe e para dhe Fjala qe vetë Perëndia. Sipas Vedave një nga Perënditë e Trinitetit, Brahma krijoi botën nëpërmjet tingullit Aeioum, të cilën unë e kam sqaruar tek kanali im në youtube «lotusocean». Aeioum është tingulli kryesor i krijimit të Universit, të gjitha zanoret gjenden aty dhe kështu është krijuar gjuha sanskrite. E gjithë bota rreth nesh përmban vecse tinguj dhe frekuencë sepse tingulli është vecse një formë frekuence, vibracioni. Në këtë mënyrë ti përmes tingujve mund të ndryshosh shumë gjëra. Për shëmbull gjuha dhe fjalët që njeriu flet vetë si edhe ato që dëgjon programojnë trurin, mendjen dhe idetë e tij. Përmes tingujve njerëzit do të ndikohen në mënyra të ndryshme si për mirë ashtu edhe për të keq. Për shëmbull nëse dëgjon një muzikë/kengë të trishtueshme edhe ti vetë do fillosh të trishtohesh. Nëse dëgjon një këngë të gëzueshme ti automatikisht do të ndihesh më e gëzuar, apo jo? Kjo është fuqia e tingullit, e fjalëve.


Përse është kaq e rëndësishme të dëgjosh muzikën dhe tingujt lotusocean që ju keni krijuar?


Nëse ti ke një muzikë apo dëgjon tinguj me kualitet mjaft të mirë, atëherë ti mund të evoluosh, shqisat e tua mund të përmirësohen. Sepse tingulli ka cilësi, mund të të ndikojë për keq ose për mirë. Përmes tingujve të mi lotusocean unë kam krijuar tinguj me cilësi mjaft të lartë që e tejkalon muzikën e sotme të mbushura me emocione të niveleve të ulta (trishtimi, depresioni) që ndikojnë direkt tek mendja e tyre. Plus që tingujt e mi lotusocean të ndihmojnë të lidhesh akoma më lehtë me natyrën sepse duke luajtur tingullin e duhur ti mund të shkaktosh shiun, vetëtimat, ylberin e shumë përgjigje të tjera nga natyra. Këto gjëra unë i kam kryer dhe regjistruar tek kanali im në youtube «lotusocean». Ajo që ti shikon (drita), ajo që ti percepton tek muzika ime, tingulli im krijues është koherente dhe fraktale me elementët e natyrës. Pra muzika dhe natyra bëhen një tek muzika ime lotusocean. Një njeri i evoluar dallohet qartë nga tingulli që krijon, a ka ajo ndonjë efekt tek natyra rreth tij apo jo. Njerëzit e sotëm e kanë harruar këtë fakt. Aftësia e zërit, mënyra sesi flet gjithashtu është mjaft e rëndësishme nëse dëshiron të evoluosh apo rritesh shpirtërisht. Si të qëndërzosh zërin është gjithashtu pjesë e lotusocean, që unë ua mësoj njerëzve tek meditimi lotusocean. Pikë së pari muzika mbi të gjitha është tingull. Përdorimi i duhur i zërit ndikon shumë në evoluimin tënd shpirtëror. Këtë e mësojmë tek lotusocean sic njerëzit e kanë vënë re ndryshimin vetë tek përmirësimi i tyre i shëndetit fizik, mendor dhe shpirtëror.


A do të ishte leximi i librit tuaj “Eposi PT” një nismë e mirë për të kuptuar diturinë e Vedave?


Po. Eshtë një nismë e mirë për të kuptuar se kush është qëllimi i jetës së njeriut, cilat janë veprimet parësore që cdo njeri duhet të kryejë. Sepse njerëzit përherë janë të hutuar dhe të pasigurtë për të ditur kush është në fakt gjëja e duhur për të kryer dhe kush nuk është. Lexuesit aty do të kuptojnë se cfarë janë ligjet hyjnore të Universit dhe cfarë thonë ato lidhur mbi veprimet e duhura që cdo njeri duhet të kryejë për të mos përfunduar në telashe në këtë jetë. Në libër sqarohen shumë keqkuptime që janë prezente në kohën ku jetojmë tani. Pra libri është për kohën e tanishme, jo vetëm për të kaluarën por për botën e tanishme. Paralelisht me leximin e librit njerëzit duhet të bëjnë meditimin lotusocean, të dëgjojnë tingujt e lotusocean (youtube) pra është dicka holistike. Të lexuarit e librit është një nismë e mirë për të filluar evoluimin e shpirtit.

Nuk mjafton vetëm të dimë se dituria e Vedave ekziston por duhet t’a zbatojmë atë apo jo?


Sigurisht! Në fakt dituria e vedave duhet praktikuar. Në vetvete praktika fillon që me leximin e këtij libri sepse ky libër nuk duhet të lexohet me mendje si librat e tjerë të zakonshëm por duhet të lexohet me zë. Cdo faqe duhet lexuar disa herë me zë derisa ti t’a kuptosh atë. Zbatimi i diturisë së Vedave fillon qysh me leximin me zë të “Eposi i P.T” dhe për këtë duhet të kesh disiplinë me veten. Libri vërtet është aty por duhet punë për t’a kuptuar dhe mbi të gjitha duhet lexuar me zë, nga qendra e gojës (që e mësojmë tek meditimi lotusocean), është punë individuale. Sipas Vedave cdo veprim ka një pasojë, për cdo veprim që njeriu bën do të ketë një pasojë. Sipas Vedave veprimi që ti bën në kohën e tanishme është superior, e ardhmja jote varet nga veprimet që ti bën vetë. Duhet të marrësh nën kontroll veprimet që ti bën, gjë që realizohet kur ti mëson qendërzimin e trupit, të zërit. Mënyra sesi ti e lexon librin Eposi PT është mjaft e rëndësishme. Kur ti mëson dicka që të sjell të mira dhe të bën të evoluosh në praktikë atëherë ajo quhet dituri e vërtetë.


Çfarë ndodh kur i largohesh zbatimit të diturisë së Vedave dhe si mund t’i rikthehemi asaj përsëri?


Të gjithë njerëzit këtu kanë vullnet të lirë. Ti mund të zgjedhësh vetë si t’a përdorësh vullnetin tënd të lirë. Ti mund të zgjedhësh të bësh veprime që të harmonizohesh me natyrën dhe Hyjninë ose të mos harmonizohesh me të. Kur njerëzit përdorin vullnetin e tyre të lirë kundra natyrës dhe Hyjnisë atëherë ata vuajnë sic po ndodh në situatat e tanishme në shumë raste. Tashmë ata duhet të mësojnë si të riharmonizohen me ligjet hyjnore përsëri. Ata duhet të marrin nën kontroll trupin duke e qendërzuar atë, të mbajnë posturën e duhur të trupit sa më shumë, të kenë dietë të duhur, të ndryshojnë disa gjëra themelore në jetë për të qenë në gjendje të bëjnë zgjedhjen e duhur, pra duhet dituria e vedave që ata të kuptojnë sesi të riharmonizohen përsëri me natyrën dhe Hyjninë. Këto gjërat themelore ti i mëson tek libri Eposi PT si edhe tek seancat e meditimit lotusocean. Duke dëgjuar muzikën lotusocean veshët e tu do të dëgjojnë tingujt e duhur, duke parë bukuritë e natyrës sytë do të përmirësohen, duke ngrënë ushqimet e sakta shijimi si edhe shqisat e tjera do të përforcohen. Pra duhet punë dhe lotusocean është struktura që të mëson si të kryesh veprime që të harmonizojnë me natyrën dhe Hyjninë.


Çfarë do të thotë të pastrojmë trupin, mendjen dhe shpirtin nëpërmjet disiplinës vetjake?


Disiplina e qendërzimit të trupit është e rëndësishme, dieta e posacme, dëgjimi i tingujve lotusocean, gjithashtu leximi me zë i librit “Eposi PT”. Këto veprime parësore do të ndikojnë pozitivisht në pastrimin e mendjes dhe rritjes së intelektit. Brenda trupit të njeriut ndodhen edhe trupa të tjerë të cilët duhet të pastrohen nëpërmjet këtyre veprimeve, sidomos ndaj disiplinës së trupit fizik të cilën e mësojmë tek meditimi lotusocean. Bota e Vedave është e njëllojtë me botën «lotusocean».

Sa zgjat procesi i ndryshimit? Për sa kohë ti i dallon ndryshimet nga bërja e gjërave bazë lotusocean?


Zgjatja e procesit varet nga se sa shumë punë ti përpiqesh të bësh. Nëse ti je e sinqertë dhe nëse punon me veten duke kryer këto veprime lotusocean bazë gjatë tërë kohës (24 orë në ditë) atëherë përmirësimi do të jetë i shpejtë. Sepse në kohën e tanishme po ndodhin dhe ndryshojnë shumë gjëra goxha shpejtë. Varet nga puna individuale që cdo njeri do të kryejë, sa serioz do të jetë, sa i angazhuar do të jetë duke kryer veprimet e duhura, sa disiplinë do të ketë. Në këtë kohë tani ndryshimet do të jenë të shpejta, në varësi të seriozitetit dhe angazhimit të individit. Në fakt në kohën e tanishme një njeri nëse kryen veprime të duhura do të ketë pasoja të mira shumë më të shpejta sesa po ti kryente në një kohë tjetër. Bie fjala efektet e mira nga meditimi lotusocean që kryen tani vetëm për disa muaj, më përpara do të duheshin shumë shumë vite.


Për më tepër detaje dëgjo videon në youtube:

Çfarë është Dituria e Vedave, Epoka e Ujorit – What is Vedic Knowledge, Aquarian Age (english,shqip) – YouTube



Comments


bottom of page