top of page
Search

Çfarë është meditimi dhe si ta praktikojmë

Updated: Feb 7, 2020

"Nuk është e nevojshme të largohesh nga shtëpia jote. Rri në tryezë dhe dëgjo. Madje mos dëgjo, vetëm prit. Madje as mos prit, vetëm rri qetësisht dhe vetmitar. Bota do të paraqitet tek ti pa masë, nuk ka rrugë tjetër, vetëm do të bjerë në gjunjë para teje"-- Franz Kafka Shumë njerëz sot mund të kenë opinione të ndryshme rreth meditimit. Disa prej tyre mund të pyesin, "Çfarë është meditimi dhe çfarë të mire mund të më sjellë?" Në fakt, meditimi sot po kthehet në një praktikë të popullarizuar në Perëndim tek njerëzit nga të gjitha sferat e jetës. Meditimi është një qasje që çdokush mund ta ushtrojë dhe ndihmon në përballjen me probleme shëndetësore, stres, ankth etj. Ekzistojnë shumë lloje meditimi dhe disa pej tyre janë meditimi Zen, meditimi Taoist, meditimi budist etj. Edhe pse metodat për të medituar janë të ndryshme, qëllimi përfundimtar është i njëjtë, arritja e qetësimit të mendjes dhe çlirimit nga streset. Gjithashtu ju mund të pyesni "Çfarë përfimesh na sjell meditimi i vazhdueshëm?" Meditimi sjell shumë përfitime për shëndetin tonë fizik, mendor dhe emocional. Ai shëron njëkohësisht dhe mendjen dhe trupin nëpërmjet gjendjes së qetësisë. Disa përfitime fizike të meditimit përfshijnë rregullimin e tensionit të gjakut dhe një përmirësim në frymëmarrje si pasojë e rritjes së sasisë së ajrit në mushkëri. Ata të cilët praktikojnë vazhdimisht meditimin ndihen më mirë, më të qetë dhe kanë më shumë vetkontroll. Gjithashtu edhe reaksionet kimike në trup që lidhen me stresin janë më të vogla, gjë që çon në më pak ankth. Meditimi gjithashtu na bën që të dukemi më të rinj dhe me një lëkurë më të bukur. Meditimi nuk sjell vetëm përfitime fizike, ai mundëson edhe përfitime psikologjike. Qetësimi i mendjes sjell rezultate të mrekullueshme në trurin tonë. Është provuar nga shumë studime se meditimi mund të rregullojë humorin tonë dhe mund të zhvillojë memorien si dhe të reduktojë depresionin. Kjo metodë është një terapi e provuar alternative. Gjithnjë e më shumë mjekë i këshillojnë pacientët e tyre të meditojnë kur ata kanë probleme me tensionin e lartë të gjakut, kur ata vuajnë nga astma, ata që kanë probleme me pagjumësinë dhe tek të gjithë personat e tjerë që vuajnë nga stresi, ankthi dhe depresioni. Ata shprehen se kjo terapi alternative i ndihmon njerëzit të ekuilibrojnë gjendjen fizike, psikologjike dhe emocionale. Përdorimi i meditimit si një teknikë shëruese nuk ka dalë sot. Teknikat meditative janë përdorur para mijëra vitesh e deri më sot nga indianët, kinezët etj. Si të paraktikojmë meditimin? •Qetësimi i mendjes: Nëpërmjet meditimit, ne pushojmë së fokusuari në ngjarjet stresante apo mendimet negative ose dhe probleme e jetës. Nëpërmjet meditimit ne përpiqemi që të mos mendojmë për asgjë. Për fillestarët kjo nuk është e lehtë, kërkon pak kohë dhe praktikë derisa të arrihet momenti i një mendjeje të qetë pa sforcime. •Të jetosh në të tashmen: Të jesh tani dhe këtu, sesa të fokusohesh tek e shkuara apo tek e ardhmja. Kjo kërkon përjetimin e çdo momenti. Kjo në fakt kërkon shumë durim dhe praktikë, pasi shumë prej nesh e jetojmë jetën duke menduar për të ardhmen apo dhe duke përjetuar ngjarjet e së shkuarës. Zakonisht gjatë ditës vështirë se shijojmë të tanishmen. Për shembull, na ndodh që kur ngasim makinën ne mendojnë për shumë gjëra njëkohësisht, Kur mbërrijmë në destinacion nuk mbajmë mend pothuajse asgjë rreth xhiros që bëmë me makinë! •Gjendja e ndryshuar e ndërgjegjes: Pasi arrihet një gjendje qetësie gjatë meditimit dhe në momentin kur mendimet janë larguar nga koka dhe fokusimi tek e tanishmja mund të çojë në atë që quhet gjendje e ndryshuar e ndërgjegjes, që ka të bëjë me krijimin e një gjendjeje ëndërrore, por jo gjumi. Meditimi rrit aktivitetin e trurit në një zonë të tij që është i lidhur me lumturinë, mendimet pozitive dhe emocionet. Llojet e teknikave të meditimit Ekspertët e fushës kryesisht i ndajnë teknikat e meditimit në dy kategori: përqëndruese dhe jo-përqëndruese. Teknikat me përqendrim kërkojnë fokusimin e mendjes në një objekt të veçantë si psh: flaka e një qiriri, zhurma e ndonjë instrumenti, ose mantra të veçanta. Meditimi i dytë përfshin fokusimin tek frymëmarrja jonë. Ekzistojnë shumë mënyra për të medituar. •Teknikat bazë të meditimit: Uluni ose shtrihuni në një vend ose pozicion të rehatshëm dhe përpiquni të qetësoni mendjen tuaj duke mos menduar asgjë. Nuk do të jetë e thjeshtë në fillim, por me praktikë mund të arrihet çdo gjë.

•Teknikat e fokusimit: Mund të fokusoheni në një statujë, mund të vini një muzikë në sfond, mund të dëgjoni cicërimat e zogjve, zhurmën e oqeanit; diçka konstante, si frymëmarrja juaj, ose mudn ta përqendroni vëmendjen tek tik-taku i orës. Disave mund t'u duket më i thjeshtë përqendrimi tek një objekt etj, sesa të boshatisin mendjen nga mendimet. Është provuar shkencërisht që meditimi funksionon me të vërtetë. Ja disa këshilla praktike si mund të meditojnë. 1.Fokusoheni vëmendjen tek objektet Objekti i fokusimit mund të jetë frymëmarrja jonë. Meditimi shpesh përfshin shqisat tona dhe kur nisim të ndjejmë një aromë të veçantë, të ndjejmë apo të dëgjojmë një melodi nisim të jetojmë më shumë në të tashmen. 2. Kur mendimet na shpërqëndrojnë mundohemi të fokusohemi tek objekti ynë "Qetësimi i mendjes kërkon kohë, nëse mendimet nuk ju lënë të qetë mos u përpiqni t'i largoni dhe mos u sforconi, mjafton të përqëndroheni tek frymëmarrja apo objekti që keni, mendimet që ju shqetësojnë do të largohen gradualisht. Meditimi nuk ka lidhje me fshehjen e mendimeve apo shtypjen e tyre.Pra, kur shpërqëndroheni mos u përpiqni të sforcoheni, thjesht vijoni me seancën e meditimit. 3. Mos lejoni zhurmat t'ju shpërqëndrojnë Edhe gjatë meditimit ne përsëri mund të jemi në gjendje të dëgjojmë zhurmat që vijnë nga jashtë. Megjithatë, nëpërmjet meditimit ne përpiqemi të mos i lejojmë këto zhurma të na shpërqëndrojnë "të tanishmen tonë". Pra, çdo mendim apo shpërqëndrim që mund të keni në fillim të meditimit është një fenomen i natyrshëm. Hapat për meditimin.. 1. Qëndrimi Mund të uleni në një karrige ose të uleni këmbë-kryq, sigurohuni që pozicioni i shpinës të jetë i drejtë, por jo i sforcuar. 2. Sytë Përpiquni t'i mbani sytë hapur në fillim. Sytë e hapur lejojnë që ta përjetojmë më shumë të tanishmen. Nëse i mbyllim sytë ka të ngjarë që të na shpërqëndrojnë mendimet e ndryshme në kokë. Megjithatë, sytë mudn t'i mbani si të jetë më e rehatshme dhe përshtatshme për ju. Disa persona relaksohen më shpejt me sy të mbyllur. 3. Frymë marrja Përqëndrimi tek frymëmarrja jonë gjatë meditimit është një mënyrë e mirë për të jetuar të tanishmen. Vini re frymëmarrjen dhe frymënxjerrjen. Nuk është e nevojshme të rregulloni frymëmarrjen, lëreni të ndodhë natyrshëm. 4. Numërimi i frymëmarrjes Nëse hasni vështirësi në përqëndrimin e vëmendjes suaj, provoni të numëroni frymëmarrjet – kjo është një praktikë e lashtë. 5. Mendimet Kur mendimet ju turbullojnë, lërini ato të largohen natyrshëm dhe riktheheni vëmendjen tek frymëmarrja. Mos u përpiqni t'i kontrolloni mendimet tuaja, thjesht sa do të ndiheni më nervozë. 6. Emocionet Është e vështirë të arrini një stad meditimi kur nuk ndiheni mirë emocionalisht ose kur sapo ju ka ndodhur një situatë e pakëndshme. Kjo vjen për shkak se disa emocione janë tepër të forta dhe ju bëjnë që të keni shumë mendime në kokë. Veçanërisht zemërimi, turpi dhe frika krijojnë mendime në kokë që përsëriten vazhdimisht në mendje. Zemërimi dhe turpi bëjnë që ne të gërmojmë në ngjarjet e së shkuarës. Frika më shumë krijon mendime rreth të ardhmes që fillojmë me "Po sikur…" Mënyra më e mirë që të meditoni gjatë kësaj faze është që të mos përqëndroheni shumë tek to, por tek trupi juaj. 7. Qetësia Qetësia shëron. Megjithëse sot në internet mund të gjejmë shumë muzikë për të medituar, por asgjë nuk ia kalon qetësisë. Megjithatë kjo është në preferencën e gjithë secilit. 8. Sa zgjat meditimi Niseni me 15 minuta në fillim. Mos e sforconi veten të meditoni më gjatë nëse nuk jeni gati për këtë gjë. Me kalimin e kohës do ta vendosni vetë ju kohën që doni të shpenzoni për meditim. Ka njerëz që preferojnë të meditojnë për një orë. Disa të tjerë hasin vështirësi në të qëndruarin këmbëkryq për mbi 10 minuta. 9. Vendi Vendi ku meditoni duhet të jetë i qetë dhe i këndshëm. Nëse dëshironi mund të ndizni edhe qirinj apo aromatikë të tjerë (incense). 10. Të ndjerit mirë Mbi të gjitha duhet të ndjehemi mirë gjatë meditimit. Përpiquni ta ushtroni çdo ditë nga pak. Do t'ju ndihmojë në shumë probleme që mund të keni në organizëm e mbi të gjitha do t'ju japë qetësi dhe relaks.


留言


bottom of page